Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk e ka mohuar të premten se është duke e shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga ky post.
Ai në një prononcim për Radio Dukagjinin tha se veprimet e tij do të jenë konform interesit të vendit, dhe për rrjedhojë është duke e analizuar seriozisht çështjen e pozicionit në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur se nëse fundi i këtij muaji do të rezultojë me dorëheqjen e tij nga kreu i legjislativit, Krasniqi tha se kjo gjë do të varet nga rrethanat që janë krijuar dhe që do të krijohen.
“Nëse jap dorëheqje, kam gatishmëri që pozita të cilën e ushtroj, t’i takojë subjektit më të madh politik në Kuvendin e Kosovës. Nuk dëshiroj që dorëheqja ime të krijojë krizë institucionale në Republikën e Kosovës, por kjo gjë nuk varet nga unë, por nga subjektet politike që janë në kuvend”, deklaroi ai.
Krasniqi tha se në momentin që do të kalojë në partinë, të cilën pritet ta formojë së bashku me ish- deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, dorëheqja e tij përveçse është akt moral, ajo parashikohet edhe me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në vend./KD
ja na dole nje atedhetar, nje patriot qe u ngop me leke dhe te mirat qe ofron politika,hahahaha.
Po mirret puna vesh e ktyre Komandantave vetem për pushtet u ngopen me parat e Popullit. Turp.
Mos he burre, se do te shembet dynjaja, do te shuhet njerezimi, dhe jeta e peshqeve ne det? Ra pavaresia e KOSOVES, apo do te forcohet ma shume?
Gati 2 vite qe nuk je antar i PDK-se,pasi ky funksion i takon partise me te madhe ne Kuvend pse nuk dhene doreheqje para 2 vitesh.Ne fizionomi shihet se katundar turkoman.