Nënshkrimi i një marrëveshjeje dypalëshe me Greqinë mbi transferimin e personave të dënuar, si dhe informimi mbi problematikat kryesore dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta mbi këtë çështje, ishin temat qendrore të diskutimit mes ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe homologut të tij grek Charalampos Athanassiou.
Gjatë takimit të zhvilluar në Athinë, bashkëbiseduesit shprehën interesin e ndërsjellë për nisjen e bisedimeve edhe në nivelin teknik, për të mundësuar lehtësimin e zbatimit të marrëveshjeve që rregullojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mbi çështjet që lidhen me sistemin penitenciar.
Dy ministrat shprehën në këtë takim vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Ministri Naço garantoi se e mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve përsa i përket zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe ndërsa e vlerësoi si mjaft të rëndësishme ndihmën e dhënë nga Greqia në të gjitha fushat.
Në fokus të bisedës ishte edhe reforma aktuale që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë shqiptare në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ministri i Drejtësisë së Greqisë, Athanassiou, vlerësoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë i kënaqshëm dhe shprehu besimin në vazhdimësinë e tij, duke i konsideruar të rëndësishme shkëmbimet dypalëshe në nivel teknik.
Në vijim të vizitës së tij në shtetin grek, Ministri Naço ka zhvilluar një tjetër takim të nivelit të lartë, me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Michael Theoharides.
Naço dhe Theoharides kanë shkëmbyer ide dhe mendime lidhur me reformat që do të mundësonin krijimin e një sistemi gjyqësor të drejtë dhe të pavarur, i cili do të ndikonte në forcimin e shtetit ligjor.
Diskutimet u përqendruan edhe në sfidat aktuale me të cilat përballet drejtësia shqiptare, ku Naço e informoi Theoharides lidhur me objektivat dhe vizionin e Ministrisë së Drejtësisë për reformimin e Gjykatës së Lartë, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e sistemit dhe me asistencën e Komisionit të Venecias. Theoharides u shpreh optimisht lidhur me ecurinë e reformave të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, të cilat i konsideroi si nisjen e një rruge progresi që meriton përgëzime.
More,po ky Enveri na i mbushi burgjet plot…..Liri-Demokraci!
Kjo qeveria jone eshte ne sherbim te Greqise
Greqia ngaqe kerkon te mari Ilir Kupen , ju thote ketyre taneve te nenshkruajne ligjin per transferiin e njerezve te denuar
Shteti jone nuk duhej ta nenshkruante kete ligj me Greqine , perderi sa Greqia mban nje Ligj lufte kunder nesh duke na konsideruar shtet Armik
Ndaj nuk ka kuptim te nenshkruash ligj te tille me nje shtet armik
Duhej qe Greqia te hiqte Ligjin e Luftes dhe pastaj te nenshkruhej ky ligj
po ky ministri jon e gjen ter kohen ne kafe me njerezit me precedent penal nr 1 ne shqiperi apo varja
Greqia ka kohe qe ekrkon miratimin e ketij ligji. Kjo eshte gracka e radhes e plotkes greke per shqipatere “antigreke” sic i paraqet media greke. A e di z. Minister se qeveria greke edhe per djemte vlonjate qe u ndodhen ne aksidentin me qytetarin e Himares A. Guma ne gusht 2010 i ka shpallur persona te rrezikshem dhe ata nuk mund te hyjne ne asnje vend te BE. Nga keta persona vetem drejtuesi i automjetit eshte shpallur fajtor nga gjykatat shqiptare, por per greket jane fajtore te gjithe ,edhe ata qe ishin pasagjere.Te mos “cuditet” ministri kur ne emrat e pesonave te kerkuar te jene edhe keta djem vlonjate te cilet nuk kane qene asnjehere ne Greqi, nuk kane kryer asnje akt terrori dhe rrugacerie ne tere jeten e tyre dhe nuk jane me asnje precedent penal apo te regjistruar edhe per shkelje administrative ne gjykatat tona. Por per qeverine greke ata shpallen dhe kerkohen si njerez te rezikshem.Une solla nje rast pro me siguri jane shume raste te tilla qe njerez qe etiketohen per ndjenja antigreke nga qeveria e Greqise e kane kete tager. Eshte edhe detyre e qeverise tu dale per zot qytetareve te saj qe ata te mos jene pre e politikave diskriminuese, te mbeshtetur nga politikane te qeverise shqiptare, qe vetem politike nuk bejne dot me greket por thjesht shkembejne interesa private te tyre me ineteresa komnbetare te politikes greke.