Politikani djeg sërish flamurin kosovar në Beograd

28 Shkurt 2014, 12:28Rajoni TEMA

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Saroviç, ka djegur për të disatën herë flamurin e Kosovës.

Ai e dogji flamurin kosovar në mënyrë demonstrative në Beograd.

Këtë veprim ai e bëri si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë serbe, e cila, sipas tij, është tradhtare dhe po qëron politikisht hesapet me partinë e tij.

Flamurin e ka djegur para Pallatit të Drejtësisë, ku për dy orë është marrë në pyetje, për herë të katërt.

Saroviç, i cili është edhe kandidat për kryebashkiak të Beogradit, thotë se e ka ndërmarrë këtë veprim për ta pastruar kryeqytetin serb.

“Nuk mundet regjimi të më dërgojë në polici aq herë sa unë djeg atë që Prokuroria e quan flamur të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, e që është një leckë pa vlerë”, ka thënë Saroviç./EXPRESS

6 komente në “Politikani djeg sërish flamurin kosovar në Beograd”

  1. Evolution says:

    Politikani ? Gangsteri thuani jo politikani.

    1. Kosova Repulblik says:

      Ama flamurin kosovar kan djeg.
      Pune e madhe. Edhe vete kosovaret nuk e kan seriozisht at flamur.
      http://goo.gl/nf6EIG

      1. raimond vlonjati says:

        Ja se do veje Edi ta zbuse ate pune,
        se nuk ja dham kot Fazllicit linjen e interkonjeksionit

  2. FANTOM-16 says:

    Na fal zoteri Nemanja Sarovic. Kengetari GOLD EG (nga Presheva e Serbise) eshte i nxanun me “edukimin” e rinise shqiptare. Terenin ja pergaditi Sali Berisha duke e bere vella Turkun ne te vetmin shtet antare te Konferences Islamike ne Europe. Neve gjithmone duam te jemi te posacem. Dikur i vetmi shtet ateist ne bote. Sot i vetmi shtet islamik ne Europe. Ne shkence kemi Milazim Krasnica, ne rruge Gold Ag, ne politik Rexhep Qosja.
    Ne masa djegeja e flamurit te Kosoves, Serbet po e paraqesin si “resistence kundra islamizmit”
    Prit sa te e marrim Veriun e Mitrovices atehere do shofim.
    A menddon kush seriozisht se Thaci do marrin cmimin Nobe.
    Rendin e ka Drenica.
    Pas Ukraines

  3. Kacaki Junior says:

    Vetem “kukavicat” si qe oshte ky Nemanja Kobillovic djegin flamuj, ska c´ti bon kalit ia fute samarit, kurr ma pare s´kam besu qe kobillovicat
    jone aq njerz budalle e primitiv!

  4. agostin says:

    Nje pjese e madhe e talebansve kosovare,nuk kan flamur e komb.Ata kan trupin ne Europe e shpirtin ne Arabi.Flamurin dhe figurat tona Kombetare ,jan te paret, HOxhallaret dhe pasuesit e tyre qe i kan fyer .Po vazhduan ne kete rruge ,do kene me shum problem me shqiptaret se sa me serbet-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje