Mitrovica dhe Tirana do të ngrenë një komision të përbashkët për ceremoninë e varrimit të Isa Boletinit. Kjo është konfirmuar gjatë takimit që kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Ndërsa shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Mitrovicës për ndihmën që Basha ka dhënë në kuadër të iniciativës “Ndihmo dhe ti”, për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta, bahtiri bëri të ditur se Mitrovica do të shpallë ”Qytetar Nderi” kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. “Kam ardhur për të falënderuar për ndihmën që ka dhënë prej 100 mijë dollarëve, për të ndihmuar aksionin “Ndihmo dhe ti”, ju e dini që Mitrovica është në gjendje të rëndë ekonomike sepse ka qenë një qytet më i rrezikueshmi deri më tani. Mitrovica, e dini që është një qytet specifik, ka probleme edhe politike edhe ekonomike. Përpara ka qenë një qytet shumë i pasur dhe tani pas zhdukjes, pas luftës, gjatë luftës gjithë industria e rëndë është shkatërruar dhe tani është në gjendje të rëndë ekonomike”, u shpreh Bahtiri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndërsa është njohur me disa nga projektet e kryetarit të Mitrovicës ka ofruar mbështetjen dhe angazhimin e tij personal dhe të Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar në realizimin e çdo projekti që do të përmirësoj cilësinë e jetës së qytetarëve të Mitrovicës. “Unë kam kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shpallë zonë të lirë ekonomike, e cila do të më japë mundësi mua si kryetarë i komunës që të ftoj ndërkombëtarët e bizneset dhe më tej unë e di se shumë biznesmen të globit do të vinë në Mitrovicë dhe do të investojnë, kështu që kam kërkuar edhe nga qeveria e Kosovës që ligji mbi Trepçen të dal në shqyrtim dhe të hiqet nga protektorati dhe të kthehet në menaxhmentin e saj, për arsye se, unë nuk mund të duroj dhe nuk mund të toleroj që në komunën e Mitrovicës qytetarët e mi të flenë mbi ari dhe të kërkojnë miell, dhe unë do të jem zëri i tyre shumë i fuqishëm që ajo të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe unë po shpresoj se gjendja ekonomike në Mitrovicë do të kthehet për së mbari”, tha Bahtiri. Në vijim ai shtoi se njëkohësisht edhe nga ana politike jemi duke folur edhe me EULEX dhe me KFOR dhe me të gjithë ata që e dëshirojnë një qetësi normale dhe europiane që të jetë në dy krahët si nga ana e veriut dhe e jugut, sepse është në interesin e të gjithë neve që ajo të bëhet sa më parë, të normalizohet dhe unë e kam gjetur një pikë të dobët e cila ka qëndruar, jemi duke punuar ngushtë me policinë e Kosovës që kontrabanda që ka qenë deri tani të ndërpritet dhe është duke u ndërprerë. “Njëkohësisht ne biseduam ngushtë edhe me planin i cili do të jetë në të ardhmen, bashkëpunime të ngushta. Unë kam një simpati të veçantë për kryetarin tuaj dhe shpresoj që ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët për çdo ndihmë njëri-tjetrit”-theksoi kreu i komunës se Mitrovicës.
“Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, janë ndër kontribuuesit e parë të projektit “Ndihmo dhe ti”, i cili ka për qëllim ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, të qytetarëve të Mitrovicës. Kjo është një ndihmë simbolike, por që shpresoj që do të ketë rolin e saj modest, jo vetëm në ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në Mitrovicë por edhe tërheqjen e vëmendjes ndaj këtij procesi kaq të rëndësishëm për rindërtimin e lagjeve, e shtëpive, banesave të qytetarëve të këtij qyteti simbol të Kosovës, por po kështu të një qyteti i cili për nga zhvillimi i tij do të jetë edhe treguesi më i mirë i përparimit të Kosovës në tërësi, drejt arritjes të objektivave të saj si një shoqëri e hapur, e lirë, europiane dhe e përparuar”, deklaroi zoti Basha.
“Diskutuam edhe për një ngjarje shumë të veçantë, shumë domethënëse, në raport me historinë kombëtare dhe një nga figurat kryesore të historisë, që është Isa Boletini. Autoritetet kosovare konfirmuan përfundimisht përmes analizave të ADN-së identitetin e eshtrave të ruajtura me fanatizëm nga familjarët e Isa Boletinit dhe sot ne diskutuam dhe rakorduam sëbashku një angazhim të përbashkët të qytetit të Isa Boletinit, Mitrovicës dhe kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, për të bërë përgatitjet e nevojshme për një ceremoni dinjitoze të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit”, deklaroi Basha.
Show kllouneve te patriotizmit allaturka yyyyyyyyyyyxhyyyyyyyyyyyymm
fare e ndyre ,qe s’lat asgje pa bere qesharake ne kte komb .
Nuk e paska mbaruar misionin Basha ne Kosove. I paska vene detyra te reja Beogradi.
Mjere Kosovaret ke po sjellin ne Kosove, agjentin e UDB.
na plasi tr..i. lulushi dhe kosova te pregatiten per varimin e sali kriminelit . kerma
Bravo Isa Boletini ka nje merite te madhe ne luften per panvarsine
e Shdiperise . Eshte figure teper e shquar dhe i pa harruar brez pas brezi.
Kosava ka nxjerr trima ,patriot te shquar per Shsiperine e lire dhe
te bashkuar.
Sa ma shpejt te shfrytezohet chance-a historike per bashkimin kombetar!