Kosova jep 500 mijë euro për tre zyrtarët e saj në Beograd

5 Mars 2014, 10:34Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka katërfishuar buxhetin për shpenzimet e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, të cilat kryesisht janë për paga, mallra dhe shërbime dhe për qira.

Vitin e kaluar buxheti për këtë zyrë ka qenë vetëm 100 mijë euro, meqë zyra është hapur në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa për sivjet janë parashikuar rreth 400 mijë euro.

Gazeta “Zëri” ka siguruar nga burimet e saj të dhëna mbi detajet financiare se ku shpenzohen këto para.

Prej shumës totale, 80 mijë euro shpenzohen në paga e mëditje për tre personat që aktualisht janë atje, përfaqësuesi Valdet Sadiku, sekretari i parë dhe shoferi.

Paga e përfaqësuesit të Kosovës në Serbi, është e njëjtë me të ambasadorëve të tjerë, 3000 euro në muaj, sekretari i tij i parë 2300 euro, e cila është e njëjtë me pagat e sekretarëve të tjerë nëpër ambasada…/ZERI

1 komente në “Kosova jep 500 mijë euro për tre zyrtarët e saj në Beograd”

  1. Shqiptari says:

    Ndersa ambasada jone atje 500 mije euro e ka buxhetin e 10 viteve. Dy gjera jane: o jemi ne shtet leshi, 100 vjecar, ose kosovaret e trajtojne lekun si jevgu vajin e ullirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje