Putini tradhton serbët?!

5 Mars 2014, 19:17Rajoni TEMA

Gazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët, pasi ka marrë si shembull vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë.

Beogradi konsiderohet një aleat i ngushtë i Moskës. Mirëpo tanio presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan FAZ në tekstin me titull, “Putini shkelmon serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij.

Putin u përgjigj se ai mendon që vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre iu është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anulon atë të drejtë.

Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull, ka thënë Putin.

Kjo deklaratë, gjithmonë sipas FAZ, ka detyruar disa politikanë serbë që të mundohen të justifikojnë Putinin, kinse ai nuk po heq dorë nga mbështetja e dhënë deri më tani për Serbinë sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri në largim i Serbisë, Ivica Daçiç, është munduar ta interpretojë deklaratën e Putinit duke thënë se presidenti rus ka folur për “mungesën e parimit” të Perëndimit. Në Partinë Socialiste të Daçiçit thuhet se Kosova nuk ka të drejtën e vetëvendosjes, sepse “historikisht i takon Serbisë, ndërsa Krimea historikisht ka qenë territor rus”.

Sipas FAZ, lojërat politike ruse në këtë aspekt nuk janë diçka e re, pasi vetëm gjysmë viti pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Duma ruse vendos të njohë pavarësinë e dy territoreve gjeorgjiane, Abkhazisë dhe Osetisë Jugore./Zëri

10 komente në “Putini tradhton serbët?!”

  1. valter says:

    shume mire e ka then!

  2. elinor says:

    Kosova iu dha Serbise nga ata qe nuk kishin te drejte ta benin nje gje te tille. Krimeja iu dha Ukraines nga vete BRSS-ja dhe jo nga te huajt. Tani Rusia te prese derisa Ukraina t’ia dhuroje mbrapsht gadishullin. ?

  3. Zigur Qarri says:

    Ky ka ik per lesh.
    Fati i nje kombi aq te madh,varet nga tekat e nje njeriu te vetem.
    Keshtu ishte ne kohen e Careve,ne kohen e komunizmit,keshtu esht edhe sot!

  4. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    Kjo deklaratë e Presidentit rus Vladimir Putin, rreth njohjes të së drejtës së vetëvendosjes të shqiptarëve të Kosovës,realitet që, sipas tij, askush nuk mund ta anulojë, është njohje de facto, qoftë edhe për interesa, të një realiteti të gjykuar dhe të mbështetur ndërkombëtarisht. Deklarata e Presidentit Putin do të marrë kuptimin e një pranimi të sinqertë të realitetit kosovar vetëm atëhere kur Rusia ta njohë de jure Kosovën, si shtet i pavarur e sovran, kur të mbështesë në Këshillin e Sigurimit të drejtën e Kosovës për t`u bërë anëtare e OKB – së, gjë që do të ishte, njëkohësisht, një rikonjucion në qëndrimet dhe raportet e e politikës dhe diplomacisë ruse ndaj kombit shqiptar, cka do të shënonte braktisjen e reminishencave kundërshqiptare!

    1. Vedat Shehu says:

      Tamam Zoti Proda. Ky pohim i Putinit, do te duhej te behej ne vazhden e qendrimit te tij para ngjarjeve te Krimese. Nje pohim i till jashte vijueshmerise anti shqiptare dhe anti kosves shtet, eshte i pabesueshem dhe shpreh nje mashtrim te natyres se tij per te qene sundues i popujve te Fusise e me gjere.

  5. Koz Dynjaja says:

    – BOO Do ishte kulmi i diplomacise ! Imagjinoni sikur Krimea te shpalle pavaresine nga Ukraina ! Te nesermen Ministria Jashtme e Rusise te shpalle njohjen e Kosoves dhe pas 1 minute te shpalle njohjen e Krimese !- cfare do komentonim !

  6. TASO says:

    SERBET do thone qe PUTINI ka qene i dehur ,si ne kohen e KRUSHOVIT per KRIMENE.

  7. Atila says:

    Putin me kete deklarate po behet gati per dy ngjarje te rendesishme. Njera eshte njohja e Kosoves si balance per nje situate te re ne Ukraine ku do kemi ose pavarsim te disa territoreve te saj sic jane Republika Autonome e Krimese ose federalizimi i saj mes Ukrainasve dhe Ruseve. Ne varesi te situates dhe reagimit te politikes Ukrainase do ndodhe ose jo njohja e afert e Kosoves. Republika Autonome e Krimese ka shume gjasa ta mbaje Referendumin per Pavaresi nga Ukraina edhe si presion per vendosjen e nje situate te re politike luajale ndaj Rusise ne Ukraine dhe federalizimin e saj. Ne kete loje shahu Opozita Ukrainase eshte zene Mat nga Putini pasi vendi eshte ne faliment financiar dhe drejt nje shperberejeje territoriale. Rregullat do i vendose Rusia dhe zgjidhja do jete e detyruar per palen Ukrainase biles me bekimin e Perendimit qe nuk ka rreugezgjidhje tjeter. Se afermi do kemi nje Republik te re Ruse ae te Krimese si edhe nje Federate te Ukraines me syte nga Lindja.Keshtu do vendoset balanca e forcave. Rusia e ka treguar vendosmerine e saj ndaj avancimit te NATO-s qe kur kundershtoi me force vendosjen e sistemeve te avancuara raketore te NATOS ne vendet e ish Tralktatit te Varshaves dhe Perendimi e ka rrespektuar deri tani dhe testimin e fundit e beri ne Ukraine ke mori edhe pergjigjen me te vendosur prej Ruseve. Loja e bere nga Perendimi me Opoziten Ukrainase doli nje bllof pasi u diskretitua si nje opozite fashiste qe ka perdorur snajperat per te acaruar situaten me dhjetra viktima(kjo edhe sipas burimeve evropiane)dhe per me teper avancoi influencen e Rusise ne kete rajon.Perendimi desh te vinte vetullat por nxorri edhe syte ne Ukraine me kete operacion te deshtuar.

  8. Parimi i vbetevendosjes se popujve qe luftojne per te drejtat e tyre kombetare dhe shoqerore ka qene i sanksionuar ne dokumentat baze te OKB me kohe , qe kurse eshte krijuar ajo dhe mbi te cilat edhe funksionon . Shyqyr qe ndodhen ngjarjet e koheve te fundit ne Krime dhe te gjitha padrejtesite e deri tanishme te shqiptarve ne trojet e tyre te lashta ne Ballkan te hidhen e te lihen mbrapa kraheve . Me ne fund krahasimi qe ben ky rusi Putin mes Krimese se nje pjese ruse , me ate te Kosoves krejtesisht shqiptare eshte nje gje e mire dhe qe duhet shfryteauar nga te gjithe shqiptaret ne …kudo qe ndodhen ne Ballkan . Por a do ta mbeshtetin kete politikanet shqiptare ne rradhe te pare ne Kosove e Maqedoni e ata ne Shqiperi e Mal te Zi e Greqi . Sigurisht qe do te kene e do te ndjekin nje model te keq ; modelin e Sali Berishes qe keto gjera jetike per kombin t’i ruajne vetem per kohe fushate dhe vetem per disa dite e jo per me gjate , se nuk duan t’u prishen ekujlibrat e te qenurit ne pushtetin e tyre te ngusht per perfitime personale . Te qeverisin ashtu si te qeverisin dhe pas tyre te behet cfar te behet , sikur dhe cameti me pas !!!! .,,.

  9. Denonco says:

    interesant, meqe Kosoven se mbajti dot, do te marre Krimene ne vend te saj. Por ka nje ndryshim te madh, Kosova ishte e pushtuar nga Serbet dhe pa asnje te drejte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje