Çepurin: Rusia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

8 Mars 2014, 11:56Rajoni TEMA

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Çepurin, tha se Moska nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës, pavarësisht se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e krahasoi Kosovën me Krimenë.

“Putin flet për standarde të dyfishta. Ju them qartë: Rusia nuk e ka ndryshuar dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Kosovës. E përkrahim plotësisht Serbinë, siç e kemi përkrahur edhe më parë”, tha Çepurin në një intervistë dhënë të përditshmes serbe, “Politika”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fillim të kësaj jave, duke folur për angazhimin e Rusisë në Republikën Autonome të Krimesë me shumicë ruse, të cilët kërkojnë ndarje nga Ukraina, tha se qytetarët e këtij vendi kanë të drejtën e vetëvendosjes si shqiptarët e Kosovës./KD

7 komente në “Çepurin: Rusia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës”

  1. tourkofagos says:

    Pune korakesh

  2. li1 says:

    Kjo dihet ! S’ka asnje iluzion te shqiptaret per ndryshim qendrimi te Rusise ndaj Kosoves ! Rusi Krimene e
    do me cdo kusht , por kjo analogji e Liliputit eshte nostalgjia e ” Traktatit te Shen Stefanit ,, ! O tempora o
    Mores !

  3. kuq e zi says:

    hahahaaaaaaaaaaaaaa
    rus jena e vesh spo merna… dy jane opsionet
    1) o krimea krahasohet me kosoven dhe behet e pavarur dhe rrjedhimisht rusia njeh kosoven nqs don krimene republike
    2) ose rusia ben vetem manovra dhe nuk njeh kosoven sepse ska ndermend te marra krimene
    mendimi im qe rusia nuk di ca flet sepse e krahasoje nje here kosoven me osecian ne gjeorgji

  4. shiaksi says:

    nuk na rruhet se a e njihni Kosoven ju apo jo,FUCK RUSIA

  5. Niko says:

    Ambazadorit Rus eme ia em i djeg qe keshtu sndan dot asgje.

    1. Ruzhdi says:

      Shqiperija nuk duhet të ken mardhënje diplomatike me Rusin,falë Zotit që USA na mbrojti prej serborusofilve e tash flasim shqip kemi kulturen tonë gjuhen tonë.

  6. F A N T O M - 16 says:

    Asgje te re. Rusia dhe Turqia me klientet e tyre ne Ballkan gjithmone kan qene armiqet me te medhenj te shqiptareve.
    Jemi ne dijeni kush krijoje dy shtete shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje