Propozimi i ri/ Mesiç: Ja si duhet të jetë “Dejton 2” për Bosnjen

10 Mars 2014, 12:13Rajoni TEMA

Ish- presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç ka propozuar një model të ri kushtetues për Bosnjen e Hercegovinën, bazuar në kantonet multi- etnike, në përpjekje për të trajtuar stanjacionin politik në vend.

Sipas BIRN, Mesiç bëri të ditur në Mostar se ka ardhur koha për një konferencë ndërkombëtare për ndryshime të reja kushtetuese në vend, për të zëvendësuar marrëveshjen e paqes, të vendosur me marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995.

Megjithatë propozimi i tij është rrëzuar menjëherë nga lidershipi i serbëve të Bosnjes.

Ish- presidenti kroat argumenton se marrëveshja e Dejtonit e ndaloi luftën, por sistemi politik që la pas, nuk ishte funksional dhe pengoi progresin e Bosnjes.

Ai thotë se konferenca duhet të organizohet nga Kombet e Bashkuara në praninë e atyre vendeve që nënshkruan marrëveshjen e parë të Dejtonit.

Njerëzit do të votojnë në referendum për propozimet që bëhen për Kushtetutën e re.

Kryetari i parlamentit bosnjak, Miro Lazoviç thotë se situata aktuale e pengon vendin që të përparojë drejt Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje