Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel tha se do të ishte e gabuar të bëheshin paralelizma mes rastit të Krimesë dhe atij të Kosovës, sepse secili nga këto raste është i veçantë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Engel foli gjithashtu për sanksione të mundshme ekonomike kundër Rusisë.
Zoti Engel tha se Krimea është një rast krejt i ndryshëm nga Kosova, sepse në Kosovë bëhej fjalë për një popullsi që duhej shpëtuar.
“Në Kosovë ishte e qartë se bëhej fjalë për një histori të tmerrshme shtypjeje serbe kundër një shumice shqiptare. Atje pati një përpjekje nga diktatori serb i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç për të spastruar etnikisht Kosovën nga të gjithë qytetarët e saj shqiptarë, që përbënin 95 përqind të popullatës. Ne nuk deshëm të lejonim spastrimin etnik ose gjenocidin, prandaj NATO-ja nën drejtimin e Presidentit Clinton, ndërmori një fushatë bombardimesh për t’i nxjerrë serbët nga Kosova. Kjo fushatë përfundoi me sukses dhe ne shpëtuam jetë të panumërta njerëzish,” tha zoti Engel.
Ai tha se gjendja në Krime është krejtësisht e ndryshme. Presidenti Vladimir Putin po tregohet agresiv dhe po përpiqet të aneksojë një pjesë të një vendi tjetër, nën pretekstin se shumica e popullsisë në Krime, që është rusishtfolëse, ka nevojë të jetë e lirë, apo se asaj po i shkelen të drejtat në një farë mënyre. Kjo është e gënjeshtërt, tha zoti Engel.
Zoti Engel tha se rasti i Kosovës është i ngjashëm me atë që po ndodh sot në Siri.
“Unë do ta krahasoja Kosovën me Sirinë. Atje kemi një popullatë civile të rrezikuar dhe është e tmerrshme që komuniteti ndërkombëtar në një farë mënyre po i kthen shpinën Sirisë”.
Kongresmeni demokrat nga Nju Jorku tha se zoti Putin duhet të tregohet i kujdesshëm, sepse në Rusi ka shumë rajone të trazuara si Çeçenia, që dëshirojnë të shkëputen. Nëse kjo fillon, tha zoti Engel, atëherë nuk dihet se ku mbaron.
“Ashtu siç mendoj se shkëputja e Çeçenisë nga Rusia nuk do të justifikohej, po ashtu mendoj se shkëputja e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimi i saj me Rusinë nuk janë të justifikuara,” tha kongresmeni.
Zoti Engel foli për nevojën që Rusisë t’i vihen sanksione për veprimet e saj:
“Ne duhet të gjejmë mënyra për t’i vënë sanksione Rusisë, aty ku Presidentit Putin i dhemb ekonomikisht. Ai duhet ta kuptojë se ka një çmim që duhet paguar. Ai nuk duhet të mendojë se mund të fusë trupat në Krime, meqenëse Perëndimi nuk ka ç’bën pasi njerëzit me të drejtë nuk e duan luftën. Por ka shumë gjëra të tjera që ne mund të bëjmë për ta goditur ekonominë e Rusisë,” tha zoti Engel.
Kongresmeni tha se SHBA janë të angazhuara që Ukraina të shikojë nga Perëndimi dhe jo nga Lindja dhe kjo bëhet në radhë të parë duke e ndihmuar ekonominë e saj.
“Mashtruesit dhe hajdutët që qeverisnin Ukrainën, duke përfshirë Yanukovichin, i cili ishte një kukull e Rusisë, grabitën para dhe e varfëruan ekonominë e Ukrainës, prandaj ajo ka nevojë për shumë ndihmë”.
Presidenti Obama po i bën thirrje Kongresit që të miratojë reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilat administrata thotë se janë një element i rëndësishëm për të siguruar ndihma për Ukrainën. Por disa republikanë i kundërshtojnë këto reforma, të cilat kanë të bëjnë me kontributin që SHBA dhe vende të tjera japin për këtë institucion financiar. Kongresmeni Engel tha se shpreson që mosmarrëveshja të zgjidhet, sepse Ukrainës i duhet ndihma menjëherë. Ne nuk mund ta lëmë ndihmën të presë, kjo është tepër urgjente, tha ai.
ha ha ha ha ABC-ja ngaterrona ABC-ne
http://dielli.al/lajme.php?id=45980&k=71
Engel me duket se po flet idiotizma. Sipas tij nuk ka paralelizem mes Krimese dhe Kosoves sepse rasti i kesaj te fundit eshte i ngjashem me ate qe po ndodh sot ne Siri!!!! Ne Siri more Engel vertet popullsia civile eshte ne rrezik, por ajo eshte popullsi siriane. Opozita ne ate vend kerkoj rrezimin e nje pushteti diktatorial dhe jo ndarrjen e vendit. Mbas gati tre vjetesh lufte civile (fetare), jane grupime radikale islamike, Al-Kaida dhe grupime te tjera terroriste e mercenare islamike nga e gjithe bota qe kerkojne me raprezalje krijimin e nje shteti radikal islamik midis Irakut dhe Sirise. Atehere, perse nuk shkoni te bombardoni regjimin sirian ashtu si regjimin serb 15 vjet me pare meqenese ju “qan” zemra per popullsine civile siriane?
Sa per problemin ne Krime, a nuk ishte qeveria e porsa formuar ukrainase qe shpalli ligjin per ndalimin e gjuhes ruse edhe ne ato zona ku popullsia ruso-folese eshte mbi 10%? Nuk eshte kjo shkelje e te drejtave te njeriut dhe aq me shume nje kercenim ndaj nje krahine me nje popullsi me shumice ruse dhe me nje autonomi te gjere?
Lereni shembullin e Cecenise, por shikoni se mos Putin do tju marri me te njejten metode Moldavine si dhe tre shtetet e Baltikut! Kujtoni pak edhe historine e Hitlerit ne Austri, Ceki e Poloni! Kujtoni edhe ishujt Fokland dhe “zonjen e hekurt” britanike! Boll me propaganda boshe!
Ky Putin-i , gjithë hallin e ka , të mbetet në pushtet
përjetësisht. Që të realizojë këtë synim , duhet t’u
mbushë mendjen Rusëve , që ai është ”Udhëheqësi që i
duhet Rusisë”. Sa për Amerikën dhe amerikanët , as që
ju bëhet vonë , nëse do ketë Demokraci në Rusi apo jo .
Të dy palët , veçse hedhin bomba tymuese dhe shashka.
Ja që dhe në Amerikën e civilizuar, paska idiotë, bile kongresmenë…
po idiot te kalibrit te ketij forumi zor se gjen gjekundi tjeter