Kamberi: Le ta kuptojë Serbia se sa shqiptarë janë në Luginë

17 Mars 2014, 20:52Rajoni TEMA

Në bazë të numërimit të votave deri më tani, Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka arritur të siguroj dy vende në parlamentin serb.

Shaip Kamberi nga PVD, tha për gazetën “Zëri” se deri më tani janë numëruar 99.8 për qind e votave, dhe në bazë të këtyre rezultateve, ai dhe Riza Halimi do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në parlamentin serb.

Kamberi tha se kjo dëshmon se ka shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, vetë fakti që tani do të jenë dy deputetë shqiptarë në parlamentin serb, do të thotë shumë për shqiptarët e Luginës, pasi që sipas tij, ndryshe është të jetë vetëm një përfaqësues e ndryshe është kur janë dy.

Ai po ashtu tha se të gjithë shqiptarët e Luginës e kanë mirëpritur lajmin se tani do të jenë dy përfaqësues shqiptarë në parlamentin serb, pa marrë parasyshë se simpatizant të cilës parti kanë qenë./ZERI

7 komente në “Kamberi: Le ta kuptojë Serbia se sa shqiptarë janë në Luginë”

  1. Zigur Qarri says:

    Nuk kam pasur rastin te njoh shume shqiptare nga Lugina Presheves,por ata qe kam takur kan qene te gjith me fizik te mrekullueshem,trup atleti,ashtu si shqiptaret e zones se Pejes.
    I uroj gjith te mirat shqiptareve atje.Po fryjne erera te reja ne Ballkan,
    nuk besoj te kete me luftra.

    1. Uliks says:

      Zigure Qari. Vetem dua te shtoje edhe trima edhe sote shqiptaret e Lugines shkojne e bajne lamshe Beligradin edhe kthehen prape ne Lugin edhe kurre nuk i jane frigue shkaute edhe pse kane qen nje grushte ne krahasim me shkiet. Edhe per Biznise jane P. Nane asgje ne te zezen nuk munde te funksionoje ne Serbi dhe Beograde pa qen e lidhure me shqiptare te Lugines keta jane bossat qe kane lidhjet si ne Evrope ashtu edhe ne Turqi.

  2. Bazarhesap says:

    Keto kane 2 deputet dhe zero te drejta,kurse minoriteti grek te ne mezor mer nje deputet dhe ka me shume te drejta se cdo kush!!!

  3. Gj kastrioti skenderbeu says:

    Brravo ju kjofte qe fituat 2 deputet ne luginen e presheves vertet kenka shume e mDhe presheva me marre 2 madate pere ne parlamentin sefb hadhalle ju befte zoti urume 2 deputetve te lugines se presheves urime krejte popullit te lugines presheves kesaj i thone se integrumu demokratik arriti kulmin ne parlamenti e serbis brravo.

  4. Shoku i klases says:

    Pershendetje nga Shqiperia, per gjithe Popullin e mrekullueshem te Presheves. Shume mire pamvaresisht perkatesive partiake,zoterinjte deputet do te perfaqesojne popullin e Presheves, ju urojme bashkepunim sa me te mire me popullin Serb, tash e tutje. Ka ardhur koha te shikojme perpara, per te ardhmen e brezave qe do te vijne.

  5. Gjorku says:

    Mè nè fund dy shqipètarè do tè pèrfaqsojnè Luginèn e Preshevès. Nuk e di se sa na duhet tè gèzohemi kur mendoj se kushedi sa ‘shqipètarè’ pèrfaqsojnè serbinè nè Tiranè ?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje