Protesta “Rri Hashim”

22 Mars 2014, 10:08Rajoni TEMA

Qytetarët e Kosovës nuk i janë bashkuar protestës “Ik Hashim”, e paralajmëruar të mbahet të enjten (21 mars), në orën 14:00, para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës.

Lëvizja “Ik Hashim”, e themeluar në Bruksel, është sabotuar për të jetësuar rrëzimin e qeverisë, që ishte edhe moto e protestës. Nga mijëra qytetarë që u paralajmërua se do të merrnin pjesë në këtë protestë, të pranishëm, përveç organizatorit të protestës Fehim Çela dhe themelues i Lëvizjes “Ik Hashim”, ishin jo më shumë se pesë veta.

Por, në numër më të madh ishin policët që qëndronin para ndërtesës së qeverisë, si dhe flamujt kombëtarë e të Kosovës të tubuar në një qoshe pranë shtatores të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova…/ZERI

3 komente në “Protesta “Rri Hashim””

  1. ne emre te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Deshtimi i kesaj proteste vjen se e gjithe politika kosovare sundohet nga jashqitja e popullit te kosovare qe mashtron,grabit,terrorrizon duke shtuar viktima te tjera nga pas vetem per euro te pista e pushtet pa kufi brenda lloit te tyre dhe kjo nuk don a memnd dhe as kalem.
    Dita e gjykimit po afron por ato nuk duan ta besojne,se do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim.

  2. kushtrimi ks says:

    Kjo ishte nje thirrje e Saliut para ca viteve(Nano ik). Dhe dihet ku eshte Sala tash. Kemi zgjedhje kete vere dhe nuk kuptoj se pse thirren keto protesta. Votoni e mos protestoni.

  3. atila says:

    Nuk besoj se ka nje figure me te besueshme ne Kosove sot se sa Thaci dhe thirrjet kunder tij jane fllucka sapuni. Kosova ka nevoje per stabilitet dhe rregull deri ne konsolidimin dhe njohjen e plote nderkombetare. Demokracia atje eshte nen kontroll nderkombetar dhe keto thirrje duken te pavenda dhe destruktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje