Bushati nderohet me çmimin "Anëtar Nderi i LHK"

22 Mars 2014, 10:26Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është nderuar me çmimin “Anëtar Nderi të LHK-së”.

Lajmi bëhet i ditur nga  kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një komunikate për mediat, ku thuhet se ky çmim i shkon Bushatit me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Deçanit.

“Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të çlirimit të Deçanit, ka marrë vendim që të shpallë anëtar nderi  të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, Ditmir Bushatin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Zotit Bushatit, dekorata e shpalljes anëtar nderi do t’i dorëzohet në një ceremoni të veçantë në Deçan”, njofton LHK.

17 komente në “Bushati nderohet me çmimin “Anëtar Nderi i LHK””

  1. veterani says:

    Boll me keto dekorata ju te Kosoves per ne ketej se nuk pjerdh njeri per to ktu,mos u beni qesharak.

    1. rizai says:

      per mua eshte njeri inderuarzoti bushati ?

      1. Daniela says:

        Ministri Bushati e meriton, eshte i madh!

    2. laura says:

      E meriton ministri nje cmim.

    3. loren says:

      Vlesime per ministrin

  2. rilindje says:

    I kishim harru keto dekorimet. E gezofte DEKORATEN. Futja edhe ni çebap me 5 mas dekorates shkon mire.

    1. socialisti i vicitolit says:

      Kjo ngjan si ajo dekorata e kalase per saliun e sheqeres ‘nder i sindikalismit shqiptar’ ne fakt duhet te kish qene “Nder i sindikalismit SHPELLAR”

  3. Unitet says:

    FITORJE SHOKE! FITORJE SHOKE! FITORJE SHOKE! FITORJE SHOKE! URRAAAAAAA!

  4. Hasani says:

    Futi edhe nje pace ditmiro dhe dekoraten ne vend te pilafit

  5. Bubureci Kolorados says:

    Ditmiri eshte djale per se mbari. Duket qe e ka prejardhjen nga oxhaku dhe jo buxhaku.

  6. Z says:

    Nuk kuptoj mgjs Ceka ka kaluar moshen pensionit qendron akoma ambasador ?!

  7. lecka says:

    Per mua keto çmime jane bajate,njeri behet qytetar nderi i Newyork pa e pare ate,nje tjeter qytetar nderi i Prishtines ,ky tjetri i LHK,çmime qe i ka pshurosur Berisha e per pasoje nuk kane asnje efekt.Lajmi me bajat qe na serviret,kur dihet tashme se keto çmime jane kthyer ne dolli “Te paça e me paç”!.

  8. Hm... says:

    Dekoratat mund te jepen per individin kur ka merita edhe pa karrike, apo per institucionin, pavaresisht se kush e drejton, per punen e bere ne vite. Ne te dyja rastet duhet te kete motiv dhe kjo te lidhet me kontribut, qofte te individit apo institucionit. Te tjerat pastaj jane lejfenizma qe media duhet ti injoroje sepse u be kjo pune po te var nje dekorate qe te me varesh ti nje me pas. Gjera qe nuk ngjisin per nje shoqeri me halle plot.

  9. veterani says:

    Nuk shahet ministri Bushati dhe puna e tije. Por motivacioni i dekorates ku eshte,prandaj ju thash qe nuk e rru… njeri per to as vet Bushati,mos u beni qesharake.

  10. Karamahmud Pashe Bushati says:

    E gezofsh dekoraten nipi im i dashur, krenohemi te gjithe bushatlinjt qe te kemi, rrnofsh.
    Si dhurate e ke nji “syret” nga babegjyshi yt i dashrur:
    http://www.reocities.com/olsi.rm/24.jpg

  11. Deçani si Kuçi i Vlores says:

    U pa kjo pune,
    qe kur edi rama zgjodhi per kryeqytet Vloren!

    Ministrja Gjermeni shkoi e mori medalje ne Gjermani, pasi gjermanet (e RDGJ-se) do e kene menduar fisin Gjermeni si gjermane te mbetur ne Shqiperi prej pas Luftes se ftohte!

    Tani edhe Bushati dekorohet per clirimin e deçanit!!!

    E kush tha qe Djemte e Gocat e Edit nuk punojne?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje