“Çdo paralele qē bēhet mes Kosovēs dhe Krimesë ēshtē e pavend dhe njē justifikim i Presidentit Vladimir Putin, i cili ende nuk e ka njohur pavarēsinē e Kosovēs”.
Kēshtu u shpreh Kryetari i Bashkisē sē Tiranēs Lulzim Basha gjatē fjalēs sē mbajtur në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, ku iu dorēzua zyrtarisht titulli “Qytetar Nderi”.
Pavarësia e Kosovës, sipas Bashēs, ka diktuar që sytë e të gjithë popujve të rajonit, përfshirë edhe atē serbë, të kthehen drejt Europës. Nē kētē kuadēr, kreu demokrat tha se ky është mesazhi më i mirë për të gjithë ata që e kundërshtuan, apo ende s’e kanë njohur shtetin e ri.
“Qytetarët e rajonit, përfshirë edhe serbët kanë kthyer sytë nga Europa. Ky është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, ky është mesazhi më i mirë pë rata që e kundërshtuan pavarësinë dje dhe për ata që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë sot. Anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit në NATO dhe BE do i japë një fund të plotë dhe të merituar situatës konfliktuale në rajonin tonë dhe do të hapë perspektivën e një bashkëpunimi më të ngushtë, në të mirë të qyteteve dhe vendeve tona. Ata që deri dje kundërshtuan me gjithë forcën e tyre pavarësinë e Kosovës, ata që u përpoqën për të parandaluar mbrojtjen e civilëve shqiptarë nga agresioni genocidal serb, nga spastrimi etnik dhe nga instrumentet e tjera të tmerrshme të barbarisë e terrorit po e përdorin sot si alibi për të hequr paralele me veprimet e tyre që bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Basha.
Nē vijim, kryebashkiaku Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Deçanit.
“Unë ju falënderoj për këtë nder të madh dhe ju them se ndonëse përherë jam ndier pjesë, siç jam, e familjes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, nip Kosove, nip Peje, nip Drenice, ky nder i veçantë, përulësisht më zgjon ndienjën e madhe të përgjegjësisë, si i zgjedhur vendor i bashkisë së kryeqytetit, si qytetar i Tiranës, si shqiptar, një ndienjë e madhe përgjegjësie për të merituar plotësisht vlerën, domethënien, kuptimin e nderit të veçantë që më bëni sot.Më lejoni të them sot po ashtu, se e ndiej thellë në zemër se ky, përtej të qënit një nder personal, është një nderim, respekt, shenjë vëllazërie, dashurie për qytetarët e Tiranës dhe për mbarë qytetarët e republikës së Shqipërisë, ndaj më lejoni edhe njëherë t’ju falënderoj në emër të tyre, për këtë nder të madh e të veçantë”, deklaroi Basha.
Vizita e kryebashkiakut Basha në Deçan nisi me homazhet në nderim të heronjve të kombit në qendër të Deçanit dhe në kompleksin memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan. Një manifestim i veçantë me titull: “Epopeja e Dukagjinit” ka mbyllur kremtimin e 15 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 16 vjetorit të epopesë së UÇK-së në Dukagjin.
Në këtë aktivitet përkujtimor, kryebashkiakut Basha, njëherësh kryetar i PD i është dorëzuar zyrtarisht titulli “Qytetar Nderi” i Deçanit, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe angazhimin diplomatik, për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës”.
Basha po lulëzon me pranverën…!
Ky permend emrin e putinit njesoj si milingona qe permend elefantin.
doja ti thoja dy fjale per ate reformen qe mban peng nese mundesha,.. e di qe do devijoj nga tema..halli eshte qe mor zoteri ke ne dore te bashkepunosh per historine e ketij vendi e spo e ben. kur ke ndermend te heqen gishtin nga goja e te jesh lider i partise? se dukesh nje ushtar i bindur.
Po ku ka radhe ky per te folur, ky nuk eshte asnjegje ne shtetin shqiptar, eshte Edi kryeminister, atij i takon te flase.
Po te jete se do te miren e shqiptareve, le te mos bej gabimet e ish opozites dhe te bllokoi integrimin e Shqiprise.
Fjala e z Basha eshte per t’u pershendetur. Vertet momentalisht Rusise apo Putinit nuk i bie ndermend per ne, por se paku te mos dukemi leshko kur perdor paralelizma aty ku i intereson pasi faktikisht nuk denjoi te njohe Kosoven. Ndersa gjesti i falenderimit qe i behet eshte i bukur. Urime!
Ligjero o shoku Basha ,ligjero bilbili yne,ti marksizmin e shpetove na nderove shqiperine.Putini do vrasi veten qe e permend nje mize dheu.
Bashsa do ti tregoj Rusise se c’te bej?
ME VJEN KEQ QE NUK KE LIDHEJE ME DREJTESI.
Vertet ska paralelizem. Ne Kosove Luli spiunoi dhjetra kosovare liridashes. Serbia vrau mbas shpine mijra kosovare te spiunuar nga Luli. Ne Ukraine Rusi nuk gervishti asnje ukrainas. Luli duhet te pergjigjet per spiunlleqet e bera kunder UCK.se