Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka hedhur poshtë arsyetimet që dëgjohen shpeshherë nga zyrtarët e lartë të Rusisë, se zhvillimet në Krime janë të ngjashme me rastin e Kosovës.
“Ekziston dallim i madh ndërmjet Kosovës dhe asaj që ne po e shohim në Krime. Më lejoni t’ju kujtoj se në Kosovë, ne ishim shumë afër te ajo që unë do ta konsideroja gjenocid. Përfundimisht, shumë vonë, por përfundimisht, komuniteti ndërkombëtar ndërmori aksion dhe prej atëherë aksioni ynë e ka bazën në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Anders Fogh Rasmussen, duke folur në Forumin e Fondit Marshall në Bruksel.
Më tej, ai theksoi se aktualisht, “i gjithë vizioni ynë për Evropën si të tërë, e lirë dhe në paqe, është në pikëpyetje”, duke shtuar se Krimea nuk është incident i izoluar.
Sipas tij, kjo ndodhi pas modelit të sjelljeve me “presion ushtarak dhe konflikte të ngrira në fqinjësinë tonë: në Transdniestri, Oseti Jugore, Abhazi dhe tash Krime”.
“Ajo që i lidh këto kriza është një vend i madh, që ka vendosur në mënyrë unilaterale t’i rishkruajë rregullat ndërkombëtare gjatë natës dhe në mënyrë të vet, duke rikrijuar linja të reja ndarëse në Evropë, 25 vjet pasi njerëzit e lirë të Evropës i patën fshirë ato”./rel/
Rasmussen: “ajo qe beme ne ne Kosove donte bole kaq te medhaja”…
Prandaj jane edhe ndryshe. Krimea me duket me teper pjese e Rusise, sesa Ukraines. Jo cdo lajm po paraqitet ashtu si eshte.
http://news.yahoo.com/pro-russian-forces-storm-ukrainian-crimea-161626492.html
Po sundimi britanik ne Irlanden e Veriut ka dallim me ate qe egzistonte ne Kosove? Apo irlandezet qe kerkonin pavaresine nga Britania e Madhe ne kete rast quhen terrorista!!!!!
Eshte normale kur Nato, SHBA dhe Europa e shikojne Rusine si armike, kur Perendimi kerkon nje Rusi te dobet si ne vitet 1990, kur perendimi kerkon shkeputjen nga ombrela ruse te ish-republikave sovjetike, detyrimisht qe popujt ruse qe jetojne ne to, shikojne qe interesat e Rusise demtohen dhe duke u propaganduar nga nacionalizmi dhe shovinizmi rus, do te kerkojne jo vetem mbeshtetjen dhe sigurine nga Rusia, por edhe bashkimin me te.
Obama eshte nje president shume i bute prandaj dhe Rusia e realizoi planin e saj afatgjate pikerisht tani gjate presidences se tij(pamvaresishte qe Krimea eshte toke ruse)Ky rast tregon qe ne europe nuk ka asnje siguri,europa ka interesa ne rusi dhe e ben nje sy qorr,Amerika vendos sanksione qesharake,shkelet integriteti i nje shteti sovran dhe nato ben sehir, mendoj qe ky eshte vetem fillimi i trazirave qe do te vijne me pas.
Zoti Rasmussen, “harron” që për bashkimin me Rusinë votuan 96,7% e popullsisë së Krimesë, pra votuan edhe tatarët myslimanë, gjoja të përsekutuar…Po Anglia ç’bëri në ishujt Fokland, apo Irlandën e Veriut…???!!! Apo për Obamën dhe “bishtukët” e tjerë të Evropës së pëgërë e të plakur, këto e shumë të tjera që i kanë bërë e bëjnë vetë, janë “Demokraci”, ndërsa vullneti i një populli të tërë, është “përdorim force” etj.etj. “broçkulla perëndimore” që përpiqen të na i servirin si të vërteta…??? A, se për pak harrova: Bota “demokratike dhe e kulturuar” perëndimore, i pa skenat në televizionin publik të Ukrainës…??? Nuk dëgjova ndonjë “koment” për to…Siç duket ai është “vullneti i popullit” që na predikojnë këta zotërinj…Ok! “Qëllimi, justifikon mjetin”…