​Berisha: Kjo nuk është Kosova që e deshën familjarët e mi

26 Mars 2014, 19:47Rajoni TEMA

Ka pritur gjatë kthimin e trupave të familjarëve, por 15 vjet më pas, mashkulli i vetëm i mbijetuar në masakrën ndaj familjes Berisha në Suharekë, Gramoz Berisha, thotë se nuk e ka menduar kështu këtë ditë.

Në ceremoninë ku ka varrosur vetëm gjysmën e familjarëve, Gramoz Berisha tha kjo nuk është Kosova që e deshën familjarët e tij.

“Unë nuk e kam pritur që kjo ditë të jetë kështu. Nuk kam pritur që të jetë e përgjysmuar. Pas 15 vjetësh ne ende jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Në gjysmë të rrugës për të ndërtuar Kosovën që e deshën familjarët tanë që nuk janë më, në gjysmën e rrugës për të ndërtuar mirëqenien tonë. Për ironi, sot po rivarrosim vetëm gjysmën e familjarëve tanë”, tha Gramozi.

Më 26 mars të vitit 1999, forcat serbe shkaktuan ndaj familjes Berisha njërën nga padrejtësitë më të madhe kundër njerëzimit.

Në këtë masakër u vranë 48 burra, gra, fëmijë e pleq. 15 vjet pas, vetëm trupat e 24 anëtarëve të kësaj familje janë gjetur.

Trupat e të tjerëve ende mungojnë.

Gramoz Berisha foli me tone pozitive për të ardhmen.

Ai tha se kohëzgjatja nuk do t`i ligështojë, sepse ai dhe familjarët e tjerë do të qëndrojnë për ta zbardhur të vërtetën.

“Ky është fati ynë. Drejtësia vonon, por ajo do të vijë. Nuk do të jetë përgjysmë, por do të jetë e plotë. Ne nuk duhet të ligështohemi nga pritja që ndoshta është pak më e gjatë. Ne jemi mjaftueshëm të fuqishëm të përballemi me këtë fat. Ata që e shkaktuan padrejtësinë, duhet t’i frikësohen të ardhmes. Ne duhet t`i gëzohemi të ardhmes”, tha Gramozi./Express

6 komente në “​Berisha: Kjo nuk është Kosova që e deshën familjarët e mi”

  1. z says:

    Nje pikellim qe te kepute shpirtin, Mozi behu i fort, aty afer isha kur morre keta flamuj,po thuaj te gjithe i nifesha personalisht,sot edhe qielli qante mbi Suhareke.
    -Pushoni te qet u qoft dheu i lehte.

    1. Wendy-B says:

      Tragjedi e vertete, e njeh kete familje @z???

  2. Xhepi/Tirane says:

    Bashkohemi me dhimbjen tuaj!Zoti te dhente force ta perballosh dhimbjen!

  3. gladiatori says:

    Nuk mbahen fjalime “POLITIKE” ne te tilla cermoni,aq me teper kur viktimat perbejne familje.

  4. admir says:

    Vertet nje nga ngjarjet me te renda te luftes se Kosoves. Por forcat serbe u larguan me turp njehere e pergjithmone nga territori shqiptar. Te ardhmen e kane vete ne dore shqiptaret.

  5. z says:

    Wendy-B po e vertet i njof te gjithe,ishte nje tragjedi familjare,biles jam edhe lidhje gjaku,isha i ri dhe te njetat tmerre kam perjetuar dhe un .Fati e deshi te jem sot ne mesin e te gjalleve,por large atdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje