Besfort Video M1, para pak ditësh ka publikuar një video në të cilën shihet se si forcat ushtarake franceze e dërgojnë me veturë të tyre në Mitrovicë, Hashim Thaçin, për të ndaluar protestën e stafit të Spitalit të Mitrovicës që donin të shkonin në vendin e tyre të punës.
Ky është një nga momentet, me të cilin fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dërgohet dhe kthehet me makinë, në të cilën shihet se shofer ishte një ushtar francez.
I shoqëruar nga Kadri Veseli, atë kohë shefi i Shërbimit Informativ i Kosovës, tani nënkryetar i PDK-së, Hashim Thaçi iu thoshte protestuesve që të besojnë te bashkësia ndërkombëtare. Së bashku me ta ishte edhe Rrahman Rama, tani me gradën e gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Thaçi, i cili prej më shumë se gjashtë vitesh është kryeministër i Kosovës, ndërsa tentonte të qetësonte protestën, iu premtonte banorëve të Mitrovicës se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Më shumë se dhjetë vjet pas kësaj proteste, Hashim Thaçi, në pozitën e shefit të qeverisë së Kosovës, ka më shumë së një vit që negocion me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, përfshi edhe jo pak çështje me veriun e vendit.
Stafi shqiptar i Spitalit të Mitrovicës vazhdon të mos shkojë në vendet e tyre të punës, ndërsa banorët e Mitrovicës ende nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.
Gjykatat në veri të këtij qyteti vazhdojnë të jenë “OFF LIMIT” për gjykatësit shqiptarë gjithashtu.
Hashim Thaçi, spiun i francezëve?
Kohë më parë, gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit, “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, deklaronte se kryetari i PDK-së dhe shefi i qeverisë kosovare është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez.
Në librin e tij, Pean shkruante: “Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake ishte e orientuar pro Serbisë”./ZERI
epo thaq hesapi vella i rames,si erdogani e ka shitur bythen rama e nuk po e shet kosoven se bashku me hashimin.ku ka rama me vllazer si erdogan,thaqi,bregoviq dhe kristaq baba ja fut gruas,popullit,kombit.
Ja me ne funde po dalin te vertetat e ketij Monstrumit Kosovar i cili qe 14 vite shkatrron Shqiptarin ne Kosove edhe nje fakt i gjall qe Kosova me Shqiperin jan filjalet e Serbis tu ju “falimenderu”dy liderve Shqiptare Hashim Thaqit e Sali Berishes kuptohet edhe popullin Shqiptare mos ta lejm anash me vetedijen kombtare -0 total debile pa pike atdhe dashurije……
Nuk e njoh Thaçin me teper se sa shkruhet ne media por nje gje eshte e sigurte, negocjatat jane gjithmone raport forcash, dhe ne momentin qe eshte negocjuar per Mitrovicen, shqiptaret e Kosoves nuk kane qene plotesisht ne pozizionin e te fortit dhe ti impononin serbeve apo komunitetit nderkombetar te gjitha kushtet e tyre. Sejcila pale ka pretendimet e veta ne negocjata dhe nuk mund te plotesosh 100% kushtet e vena, pasi nese pala kundershtare kerkon te njeten gje, atehere nuk arrihet ne nje rezultat perfundimtar.
Thaçi ndofta eshte mafioz, ndofta ka lidhje me sherbimet sekrete franceze, po nje gje nuk duhet haruar se ben pjese te personat qe kontriboi me teper per pavaresine e Kosoves.
Ne gjendjen qe ndodhej Kosova ne 1999 rezlutati i arritur eshte madheshtor e kjo nuk duhet qe shqiptaret ta harrojne.
[email protected] thaci ka pak kontribute ne pavaresine e kosoves ,por ishte i vetmi politikan i gjetur ne momentin e duhur ne konfliktin e duhur ,grupet kosovare ne diaspore dhe ne mergim kishin qe nga vitet 90 qe po punonin per nje pavaresi nga serbia ,si per surprize u erdhi zogu ne dore kur nje njeri deri dje i panjohur vendosi qe te hape zjarr xhandermarise serbe te nje fshati te vogel duke lene dy te vdekur ,adem jashari ja u solli rastin qe kishin vite qe prisnin ,eskperienca me bosnjen fliste qarte per ate qe do ndodhte me vone ne kosove ,thaci me shoke e dinin prandaj hezitonin
e ka kerku kaken
Rrenqethese!
D.m,th e gjeten fajtorin e humbjes se mitrovices ,dhe ai eshte thaci ? kjo video e 99 eshte bere kohe mbas terheqjes se trupave serbe nga kosova ,dhe jo te gjithe ishin terhequr sepse ne prishtine po te beje nje giro gjeje akoma cetnike neper pallate te fshehur ,thaci ne 99 kishte kishte aq fuqi, sa miza kur perplaset mbi xham per ta thyer .Qe mitrovica veriore do u qendronte serbeve kjo dihej ,nuk eshte kollaj te hedhesh tonellata me bomba ,te shkaktosh dem per miliona dollare dhe pastaj ti thuash serbeve qe nuk do te le asgje ,nuk jam nga kosova por lereni rehat thacin nga kjo mesele ,mund te kete gabime si politikan ,por ai nuk vendosi asgje
Per Argita-B nese H.Thaqi ka kontribu per Kosoven ashtu si ti pu thua ateher une jam i madhi Gj.K.Skenderbeu….
si nuk te vjen turp te dalesh ne media mor burr e shkatrove kosoven popullin e kosoves e ke ras borqe e kredina deri ne fyt vet ti turp te kesh po populli nuk po din hala qe ty jo kme te hjek nga qeveria po as ne kosove mos me te lan prej dhive ne kryeminister hah
Cja paskan futur kot!! Nje by…the franceze ben nje pordhe dhe shqiptaret i shkojn mbrapa duke nuhatur sa me shume. Mund ta akuzoni Thaqin per ekonomine e vendit por jo per agjent francez apo tradhetare. Sa i perket luftes dhe patriotizmit nuk mund ti mohohen.
Lehte eshte te flasish dhe te kritikojshe Thaqin nga kendveshtrimi i sotem.Serbet ishin tubuar te gjithe ne Mitrovice me shume armatime,duheshte te derdhet shume gjake per ta marre Mitrovien.Ju qe e kritikoni Thaqin nuk ishit ne gjendje jo te derdhni gjake, por as edhe nje leke te jepni per lirin e Kosoves,ju pritshit qe liria te pikoj prej qielli duke be lutje dhe pi wiski.
Cudi se sikur e kishte fajin dhe e kontrollonte Amerika Kosoven. Kjo pune eshte thene qysh ne 99 ne blogjet e atehershme Shqiptare, Thaci si Enveri jane agjenture Franceze nen umbrellen Sllave. Rrjedhimisht dalin spiunat dhe nuk lejne pusllik pa thene kunder Amerikes qe kontrolloka Shqiperine. Dicka kjo qe u vertetua dhe me Armet Kimike se kush e kontrollon realisht Shqiperine.
Si e spjegoni ju qe i dilni krahe ketij kokboshi,qe nje shtete i pamvarur,te futet ne bisedime politike me ish okupatorin,i cili nuk te njef si shtete por si pjes perberse te Serrbis.gjithashtu keto bisedime, jane te organizuara dhe te mbikqyrura nga BE .e cila gjithashtu nuk e njef shtetin e Kosoves si te pamvarur.ku eshte logjika qe mbroni nje njeri qe po shkatrrone gjithqka shqiptare,po e çkombtarizone nje popull te tere,po ndane Kosoven edhe mbas pamvarsis qe e fitoje me gjakun e bijave dhe bijve me te mire.