Në Suharekë dhe Krushë të Vogël në Kosovën jugore, janë zhvilluar ceremonitë rivarrimit të 46 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe më 26 mars të vitit 1999.
Vrasjet në Suharekë dhe në Krushë të Vogël radhiten në mesin e masakrave më të rënda të pranverës së atij viti.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë ceremonisë së rivarrimit të 27 personave në Suharekë tha se “sakrifica e të gjithë atyre burrave dhe grave të rënë gjatë luftës ka bërë që ne sot të jemi një popull i lirë, të jemi një popull i dinjitetshëm, të jemi një popull sikur të gjithë popujt e tjerë të botës, me një të ardhme të sigurt drejt integrimeve euroatlantike dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Trupat e rivarrosur i përkisnin familjes Berisha nga Suhareka, e cila gjatë luftës ka humbur 49 pjesëtarë të saj. Trupat e të vrarëve janë zbuluar pas luftës në një varrezë masive në Serbi, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “muajt mars, prill dhe maj të vitit 1999, janë muaj në të cilët shumë familje anembanë Kosovës e ndjenë peshën e krimit dhe gjenocidit serb dhe u prekën rëndë duke humbur një pjesë të anëtarëve të familjes”.
Ai tha se “qeveria e Kosovës do ta ngre këtë çështje edhe në Bruksel, dhe nga Parlamenti Evropian do të kërkojë nxjerrjen e një Rezolute të veçantë që ta detyrojë Beogradin që t’i hapë dosjet për personat e pagjetur”.
Në fshatin Krushë e Vogël ndërkaq u bë rivarrimi i 19 trupave, që ishin në mesin e mbi 100 shqiptarëve të vrarë në këtë fshat më 26 mars të vitit 1999. Edhe më tej dhjetëra trupa të të vrarëve në atë masakër, janë të pagjetur.
Në vitin 2002 kur ishte themeluar zyra për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore, Kosova numëronte 5650 të zhdukur. Edhe pesëmbëdhjetë pas përfundimit të luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 700 vetave, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës.
I shihni cilet flamuj jane mbi arkivole. Mendoni per kete para se te shani kosovaret siq beni shpesh ne kete forum.
Ke shume te drejte Toni, por fatkeqesisht ca shqiptare truthare ka patur gjithmone. Sa me pak tru kane aq me shume zhurme bejne neper blogje. Te jesh i sigurt qe jane shume pak veta, por qe ngaterrojne nje dynja te tere.
Respekte dhe mirenjohje te perjeshtshme per te renet.
I paharruar qofte kujtimi I tyre!
Ky flamur ka mare ngjyren e kuqe prej deshmoreve te shumte qe ju paste drite shpirti qe ka dhen Kosova gjithmone ose te themi prej vitit 1908-1999…masakrat e shumta qe jane bere gjate periudhave te ndryshme…Perendia ju dhashte fuqi familjareve te perballojne keto humbje…
EPIRIOTI II
e di se shumica e shiptareve jane si ti,te moralshem,te ndershem,krenare me veten e vete,VIRTYTE TIPIKE SHIPTARE.
por,ka shume GABEL,te kompleksume prej vetes se vet,dhe mundohen keto komlekse dhe ket stres ta bartin edhe te tjeret.
KURSE KETYRE HEROJVE I LEHTE JU QOFTE DHEU I KOSOVES.
LAVDI