Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar sot se Republika e Kosovës brenda këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës pasi plotëson kriteret politike dhe teknike.
Ministri Hoxhaj tha se mosanëtarësimi i Kosovë në KE është shkelje e të drejtave të njeriut, cenim i integritetit të qytetarëve të Kosovës dhe është kundër parimeve pse është themeluar KE.
Hoxhaj ka bërë me dije se Kosova e ka të gatshëm një studim dhe një aplikim si dhe 2-3 skenarë sesi do të dukej anëtarësimi i Kosovës në KE.
Ndërkohë që ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare nuk është akt, por është një proces që merr disa vite./KD