Thaçi: Marrëveshja me serbët u mbyll, drejtësia në Kosovë sipas Kushtetutës së saj

31 Mars 2014, 19:14Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka përfunduar takimi në Bruksel, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton me palën serbe, dhe se marrëveshja është mbyllur.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan:

“Sapo përfundoi takimi në Bruksel i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë Ashton. Marrëveshja është pothuajse e mbyllur. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në drejtësi. Do të garantohet rendi dhe ligji në tërë territorin e Kosovës. Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë e serbë do të punojnë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, në një sistem unik të drejtësisë”.

Thaçi ka thënë se kanë mbetur vetëm disa çështje teknike të vogla teknike, që do të unifikohen nga ekspertët dhe se marrëveshja do të zyrtarizohet në raundin e ri.

Në anën tjetër, zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kryetari i gjykatës në Mitrovicë do të jetë serb dhe se një numër i konsiderueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë serbë.

1 komente në “Thaçi: Marrëveshja me serbët u mbyll, drejtësia në Kosovë sipas Kushtetutës së saj”

  1. kosova says:

    je bo si sALI berisha mos te ishte baci ramush ti edhe pa buk pate me na lan pome vjen mare ti them dikujt qe te kemi kryehajdut kupton ti sdi gje fare o hashim ta thej k…… kosova e populli te beri te pasur e gryve popullin e del na ren qdo dit TURP HASHIM TURP TE KESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje