Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nën ombrellën e BE-së, ka qenë një shembull se çfarë mund të arrijë në të vërtetë diplomacia evropiane.
Kështu tha në Parlamentin Evropian përfaqësuesja e lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton.
“Ne kemi treguar se politika evropiane mund të ketë sukses në zgjidhjen e problemeve të kahmotshme mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Ashton.
“Nga fillimi i këtij dialogu ne kemi realizuar 23 raunde me jo më pak se 230 orë bisedime. Megjithatë unë të gjitha meritat u jap dy liderëve të guximshëm, Thaçi e Daçiç. Në terma konkret ne kemi pasur një palë zgjedhje lokale të suksesshme në të gjithë Kosovën dhe integrimin e sigurisë dhe gjyqësisë edhe në veri”, shtoi ajo.
“Unë dhe BE do të mbetemi edhe më të tej të përkushtuar rreth zhvillimit të këtij procesi dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të shërbejë edhe për pjesën tjetër të Ballkanit perëndimor”, theksoi Ashton. /Zëri/