AP: Tribunali 170 milionë euro nis punën vitin e ardhshëm

4 Prill 2014, 17:02Rajoni TEMA

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press raporton se do Bashkimi Evropian do të krijojë Tribunalin që do të merret me krimet e dyshuara të UÇK-së në vitet 1998-99.

Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë AP-së se gjykimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe se me autoritetet lokale ende po diskutohet për rregullat.

Tribunali do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshimtarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë.

Krijimi i tij do të kushtojë 170 milionë euro dhe ai e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne po kërkojmë një gjykatë që përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët dhe një panel të apelit të përbërë vetëm nga ndërkombëtarët. Procedurat duhet të bëhen jashtë Kosovës. Është mënyra e vetme që të jetë proces të besueshëm”, tha një zyrtar i BE-së.

1 komente në “AP: Tribunali 170 milionë euro nis punën vitin e ardhshëm”

  1. demokrat says:

    Te krijohet pershtypja se shqiptaret paskan vrare, prere, djegur, perdhunuar, dhe serbet kane qene viktima.Edhe ne ato fare pak raste te dyshyara per abuzime, shqiptaret dolen te pafajshem, si ne rastine e Haradinajt dhe Limajt, madje ky i fundit eshte per ne manualet kur politika eshte nen presionin e politikes. Salustrot e EULEX nuk ja dolen dot, madje duke shpikur edhe shtepi te verdha, gjykata duhej hapur ne Beograd, atje ku eshte edhe origjina e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje