Vizita në Kosovë/ Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e shpejtë të vizave

4 Prill 2014, 11:13Rajoni TEMA

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e shpejtë të vizave”, deklaroi nga Prishtina Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Kreu i parlamentit të Shqipërisë tha se prespektiva e marrëdhënieve të dy vendeve është ajo europiane, ndërsa vlerësoi Kryeministrin Thaçi për dialogun e vështirë me Serbinë. Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë për dialogun mes dy vendeve, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe shpërbërjes së strukturave paralele. Kryeministri Thaçi nga ana e tij foli për mundësinë e themelimit të tribunalit, të supozuar për krimet e luftës, ku nuk ka specifikuar nëse do të themelohet ose jo.

Në takimin që zhvilloi me homologun Jakup Krasniqi, Meta tha se përpjekjet për të njollosur luftën e UÇK janë të padrejta. Meta tha se “bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, që ka hyrë në një dinamikë të re, ndihmon perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian të  Ballkanit Perëndimor”.

“Ky bashkëpunim jo vetëm ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën, respektivisht për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por ndihmon perspektivën e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme për te gjithë vendet evropiane, për të kuptuar se vetëm anëtarësimi i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të garantojë një stabilitet dhe siguri afatgjatë jo vetëm për vendet tona, por edhe për vetë Bashkimin Evropian. Kjo është mjaft e rëndësishme për t’u kuptuar akoma më shumë nga Bashkimi Evropian dhe unë besoj se do të kuptohet çdo ditë e më shumë”, tha Meta.

 Ndërkohë Krasniqi tha se me Metën bashkëbiseduan për bashkëpunimin e mirë mes dy kuvendeve, por shtoi se ka ende vend për bashkëpunim.

Gjatë vizitës në Kosovë, Meta do të zhvillojë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe te Varrezat e Jasharëve në Prekaz.

9 komente në “Vizita në Kosovë/ Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e shpejtë të vizave”

  1. astriti says:

    bravo zoti Meta qe nderoni dhe kujtimin e deshmoreve qe dhane jeten p[er lirine e kombit

  2. denisa says:

    lideret shqiptaret duhet te takohen me shesh. urime per politiken integruese z.Meta

  3. Vlora says:

    Zoti Meta shkon edhe ben nje deklarate kot per gjera qe as nuk varen nga dora e tij! Ceshtjen e Kosoves e ka USA dhe Bashkimi Europian ne dore, ku zotin Meta as qe e perfill njeri. Zotit Meta i intereson vetem qe te bej burrin e mire per budallenjte qe e besojne, per te justifikuar rehatine e tij dhe parate qe ju ka vjedh dhe po ju vjedh Shqiptareve!

  4. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Krylopes i duket vetja drejtues i BE-se.

  5. MERITONI says:

    ja na erdhi ne vizite,SHEIKU NGA SKRAPARI,i cili ne dispozicion e ka edhe VILAJETIN E LLAZARATIT.

    sigurishte edhe keta tanet kane qka mesojne nga ky sheike,sepse HIQ MA TE MIRE NUKE JANE.

  6. taraki says:

    sheiku nga skrapari vizit kosoves

  7. shpetim says:

    Si kishte shkruajtur ajo gazeta ne Kosove, sheiku skraparit; percaktim i papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje