Donatorët amerikanë revoltohen me qeverinë, mbyllin memorialin e UÇK-së

7 Prill 2014, 19:17Rajoni TEMA

Investitorët amerikanë kanë mbyllur përkohësisht memorialin e UÇK-së në Marinë të Skenderajt, në të cilin në një pllakë mermeri janë skalitur emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga gjithë Kosova.

Benito Mares, ideator dhe sponsor kryesor për ngritjen e këtij memoriali, por që është mbështetur ndërkohë edhe nga donatorë tjerë amerikanë, e ka mbuluar pllakën e mermertë me pllaka llamarine të përforcuara me gozhda, duke i mbuluar kështu mbi 2 mijë emrat e dëshmorëve të skalitur në mermer.

Në njoftimin me shkrim të vendosur në hyrje të kompleksit, donatorët amerikanë thonë se vendimin për mbylljen e memorialit në Marinë e kanë marrë në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka kryer detyrimet e saj, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen. Këtë mospërfillje e kanë cilësuar si “të turpshme”./KD

3 komente në “Donatorët amerikanë revoltohen me qeverinë, mbyllin memorialin e UÇK-së”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Nuk më bind arsyeja e mbylljes…Mos fshihet “diçka tjetër”, prapa kësaj…?

  2. taso says:

    Mos u gabofsha, por gjakun e SHQIPTAREVE po e kethejne ne uje.

  3. BARDI says:

    KETO JANE AMERIKANET E VERTET,POR JO SI ATA QEPASI VRAU 4 VETE AMERIKANI I THOTE BURRE SHTETI
    VETEM PO TE JENI REALIST DO TA DUAM 2 HERE ME SHUME AMERIKEN.NUK KA DIPLLOMACI ME GENJESHTARET DHE MATRPAZET E PUSHTETIT.
    BARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje