Sot Task Forca Mitrovicë (TFM), e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, zbatoi një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për një person 32 vjeçar në Zupç, Kosova veriore.
I dyshuari i arrestuar është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë për marrje të mëtejshme në pyetje.
Urdhër- arresti është kërkuar nga UNMIK-u më 2011.
Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje, i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të vrasjes së rëndë, tentim- vrasjes së rëndë, pronësisë, kontrollit, posedimit të paautorizuar të armëve dhe pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së, në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra./Express
Per keta ska tribunal, vetem per ushtaret te UCK-es qe kan luftuar per pavarsi na nje shtet fashist,ultra-nacionalist dhe antishqiptare qe mundohet te asimiloj shqiptaret ose ti djegi te gjall. “Bravo” “drejtesise” te Evropes…