Një muaj paraburgim për Radovan Radiç, i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

12 Prill 2014, 19:33Rajoni TEMA

Radovan Radiçit, i arrestuar ditën e djeshme nga Task Forca Mitrovicë (TFM), në bashkëpunim me policinë e EULEX-it, i është caktuar masa e sigurisë prej një muaj paraburgimi.

EULEX njoftoi se një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim për 32- vjeçarin.

Radiç u arrestua dje në fshatin Zupç në veri të Kosovës në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.

Ai akuzohet për vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik 2011./Express

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje