Jahjaga: Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së

11 Prill 2014, 16:02Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ka biseduar me liderët politikë të vendit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it si dhe për nevojën e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila sipas Jahjagës nuk do të gjykojë përpjekjet kolektive të popullit të Kosovës për çlirim, por do të gjykojë veprime individuale. Këtë deklaratë Jahjaga e dha pas takimit me liderët e subjekteve politike.

Jahjaga tha se kjo gjykatë do të ketë seli brenda dhe jashtë vendit dhe se do të merret me hetimet rreth dyshimeve të ngritura për krime lufte në raportin e Dick Martit.

“Në letrën drejtuar baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010”, theksoi Jahjaga./ZERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje