Thaçi viziton Japoninë, do marrë titullin Honoris Causa nga Universiteti Sophia

12 Prill 2014, 17:14Rajoni TEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Japoni.

Në kuadër të vizitës, kryeministri do takohet të hënën në një drekë pune me homologun e tij, kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Thaçi do të takohet edhe me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar të Kurorës, Naruhito.

Kryeministri Thaçi do të mbajë një fjalim në Universitetin Sophia, ku do të flasë për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kryeministri Thaçi do të nderohet me titullin Honoris Causa nga Universiteti Sophia.

Agjenda e takimeve të Kryeministri Thaçi në Japoni do të vazhdojë me takimin me anëtarët e Parlamentit të Japonisë, që janë themelues të grupit parlamentar për Kosovën./KD

2 komente në “Thaçi viziton Japoninë, do marrë titullin Honoris Causa nga Universiteti Sophia”

  1. the Punisher says:

    E dine Japonezet qe ky nuk di shkrim e kendim?

  2. Nori says:

    Mbaj dert ti kto gaggagaagga i vogel je ti me fol per Thaqin ju din vetme blla blla shikoni ku jeni ne cdo aspekt jeni 000 ne qofse shkoni ne ndonje vend Europian nuk kan respekt per ju.Rasisht me bo mi thon nje Anglezi qe je nga Shqiperia te iken me kilometra ghahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje