Daçiç: Nuk do të udhëheq bisedimet serbe me Kosovën

12 Prill 2014, 17:11Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha në një konferencë shtypi se nuk do të udhëheqë bisedimet e Serbisë me Kosovën.

“Nuk do të udhëheq bisedimet për Kosovën sepse ekziston marrëveshja se bisedimet janë çështje e nivelit kryeministror, ndaj këtë do ta bëjë kryeministri i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç”.

Daçiç theksoi se deri më tani ka pasur më shumë se 30 takime për Kosovën në Bruksel.

Kryeministri serb në largim foli edhe për negociatat që po zhvillohen me fituesin e zgjedhjeve parlamentare serbe, Aleksandër Vuçiç.

Mediet serbe më herët njoftuan se Ivica Daçiç i është ofruar posti i ministrit të Jashtëm./KD

2 komente në “Daçiç: Nuk do të udhëheq bisedimet serbe me Kosovën”

  1. agim says:

    Ti me Thacin keni flliqur boll,leshojani vendin tani Vucicit e Mustafes te shofim mos frenohen pak ne kete flliqsihane

  2. klara says:

    Po ky si do iki,po cmimin Nobel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje