HRW: Politikanë të rëndësishëm kosovarë do akuzohen në verë

13 Prill 2014, 19:47Rajoni TEMA

Raporti i organizatës Human Rights Watch, edhe njëherë i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë me seli në BE.

Në raport thuhet se parlamenti i Kosovës duhet patjetër të aprovojë krijimin e Gjykatës Speciale me seli jashtë vendit për akuzat serioze kriminale të bëra gjatë dhe pas luftës në periudhën 1998-1999.

Raporti shton se parlamenti po ashtu duhet që të vazhdojë edhe mandatin e misionit ndërkombëtar, EULEX, në mënyrë që ky mision të vazhdojë të hetojë krimet serioze dhe politikisht të ndjeshme në Kosovë.

Raporti nuk harron të përmendë edhe trafikimin e organeve, sipas akuzave të Dick Marty. Aty thuhet se viktimat janë serbë dhe pjesëtarë të komunitetit rom.

Ndërsa përse kjo gjykatë nuk do të ketë qendrën në Kosovë, raporti shpjegon se përkundër progresit, sistemi gjyqësor mbetet i dobët.

Pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është ajo ku thuhet se: “Politikanë të rëndësishëm kosovarë do të jenë në mesin e të akuzuarve potencialë”.

Sipas këtij raporti, fillimi i proceseve të para të Gjykatës Speciale do të jetë në verën e këtij viti./ZERI

2 komente në “HRW: Politikanë të rëndësishëm kosovarë do akuzohen në verë”

  1. toukofagos says:

    dite te veshtira vijne per byrazeret e Zikes………..

  2. saki says:

    O na jena si fryn era! Menjiher po sa te mikrret vesh se dikush i larte nga shteti yne do te prangoset populli i pa shkolle gezohet! Sepse mendojne se dikush tjeter eshte duke bere dicka me te mire per te ardhmen e Kosoves. Keni per te pare se nese qeveri rrezohet, do te behet edhe me keq. Se ne shume vende premtohet shume por shume pak ndryshohet. Kesaj i thone hajde rrene hajde. E ju veq akuzoni liderat tone i bujrum shkive. Ne ne vend se ti mbrojme i akuzojme. E masandej veq qelja deren shkive e ne ta marrin prape pushtetin se ashtu me sa me doket mua dikush eshte ka e don Kosoven. Jazek atyre qe mundohen per te keqen e Kosoves dhe lidereve tan. Rrnofte UQK dhe Hashim Thaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje