Serbët zhvarrosin të afërmit e tyre nga Prishtina, i çojnë në Serbi

13 Prill 2014, 19:58Rajoni TEMA

Një fenomen i rrallë po ndodh në varrezat ortodokse në Prishtinë, raporton Kohavision.

Viteve të fundit në to më shumë ka zhvarrosje sesa varrosje. Kjo për shkak se serbët po i marrin mbetjet e familjarëve të tyre dhe po i çojnë në Serbi.

KTV ka kërkuar përgjigje për këtë edhe nga kisha ortodokse në Prishtinë.

I njohur si ati Darko, ai ka thënë se është në dijeni për këtë dukuri, por nuk mund të flasë para kamerave seps i duhet leje nga shefi që ndodhet në Jerusalem.

Megjithatë, në varrezat ortodokse që ndodhen pranë objektit të ri të Komunës, në Arbëri, ka pasur edhe varrime, të cilat kanë qenë të serbëve, që kanë vdekur në Shtëpinë e Pleqve si edhe të kinezëve që kanë punuar në Kosovë./KD

2 komente në “Serbët zhvarrosin të afërmit e tyre nga Prishtina, i çojnë në Serbi”

  1. Arben says:

    E NDIEJNE SE KOSOVA NUK ESHTE VENDI I TYRE, PRANDAJ

  2. Kosovari dardan says:

    E shpetojne nga infektimi i metejshm dheun e Kosoves dardane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje