Ivanov dhe Pendarovski në balotazh më 27 prill

14 Prill 2014, 11:29Rajoni TEMA

Nga rezultatet e para paraprake (rreth 99,70 përqind), garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni e kryeson kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ),

-Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov ka 447.813 vota apo 25,16%.

-Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski ka 325.608 vota apo 18,30%.

Kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi ka 38.938 vota apo 2,19%.

Kandidati i GROM, Zoran Popovski ka 31.327 vota apo 1,76%.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, pjesëmarrja e votuesve ka qenë 48,86 përqind.

Me këtë rezultat, dy kandidatët e parë do të shkojnë në balotazhin që do të mbahet më 27 prill, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare./INA

5 komente në “Ivanov dhe Pendarovski në balotazh më 27 prill”

  1. Iremila says:

    Si nuk u bashkuan nje here shqiptaret!ai kane mente ne koke keta qe udheheqin.TURP per ta.N.Q.S. SHQIPTARET DO TE DILNIN NE VOTIME ME NJE KANDIDAT TE PERBASHKET SA DO TE ISHTE PERQINDJA.TURP TURP …………..!

  2. albi says:

    25.16+18.30+2.19+1.76 = 47.41%??????
    po kusuri? nuk ka kuptim qe keto te dhena te jene mbi numrin e pergjithshem te qytetareve me te drejte vote, perqindjet jepen gjithmone mbi numrin e votuesve efektive….
    Iljaz Halimi paska dale grope fare…

  3. arber kruja says:

    Eshte per te ardhur keq. Ne nje kohe kur flasim per te drejtat shqiptare si nje komb shtetformues ne Maqedoni kami vetem pak me shume se 2 perqind per kandidatin shqiptar?
    Ku jane shifrat 30 apo 40% shqiptare qe publikojne politikat tona?
    Shikoni realitetin o shqiptare te Maqedonise, pa gjak shqiptari. Keshtu si veproni mos prisni shume. Atje jau dine masen e kokes dhe ju veshin te njejten kapele si sot e njeqind vite me pare. Ta gezoni pasi keshtu si jeni nuk meritoni me shume.

  4. yug says:

    Albanistanasit tane ne Maqedoni, dine te lexojne – qe me pas te votojne?

    Se me thene jemi 50%, 60% dine me u hap … s’kane kujt ti ngjajne ?

  5. arben says:

    Shkjau dhe sherbetori i tij Ali Ahmeti e bene mire punen e tyre.E percane edhe kete here elektoratin shqiptar.Per aq kohe sa nuk do kuptojme qe te gjithe ata politikane kushdo qofshin qe na percajne duhet ti braktisim dhe jo ti degjojme.As gje nuk mund te fitojne shqiptaret si brenda shtu dhe jashte Shqiperise po qe se qendrojne te percare dhe jo te bashkuar.Tradhetia nga brenda gjate gjithe historise na ka demtuar me shume se sa armiqte e jashtem sa do te fuqishem te kene qene.Per fat te keq pesimet nuk po na behen mesim.Zoti na ruajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje