Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit 5 vjeçar. Për Shqipërinë marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni , ndërsa për Kosovën nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Dardan Gashi. Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit mes dy Ministrive dhe qeverive, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e planifikimit hapësinor, strehimit dhe ndërtimit dhe integrimin e zonave informale.
Ministrja Gjermeni vlerësoi përparimin që ka bërë Kosova në fushën e legjislacionit për planifikimit urban dhe u shpreh se “Memorandumi i nënshkruar sot është një tjetër gur themeli drejt zvogëlimit të barrierave ndërkufitare mes nesh”. Sipas saj, synimi ynë kryesor është të rikthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e shtetit, duke i dhënë fund informalitetit.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi duke vlerësuar nënshkrimin e memorandumit si një hap konkret drejt bashkëpunimit mes dy vendeve pas mbledhjes së qeverive në Prizren, u shpreh se palët do të punojnë së bashku për të bashkërenduar punën mbi planifikimin hapësinor-territorial, kuadrin ligjor që lidhet me zhvillimin urban me ndikim në zhvillimin e turizmit kulturor dhe eco-turizmin.
Të dy Ministrat ranë dakord për një axhendë të përbashkët pune rreth projektit ndërkufitar të Alpeve. Shqipëria ka përfituar një fond nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës për hartimin e Masterplanit të Alpeve brenda territorit tonë ndërsa Kosova ka avancuar për pjesën e saj.
Përmes këtij Masterplani do të kryhet një studim i thelluar për nxitjen e mëtejshme të turizmit në zonën e Alpeve, planifikimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës publike në koordinim me biznesin e komunitetet vendore
Tekste unike për nxënësit në Shqipëri dhe Kosovë
Nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës, shumë shpejt do të mësojnë me një tekst unik, i cili do të miratohet nga qeveritë e të dy vendeve. Ministrja e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla u shpreh nga qyteti i Kukësit se dy qeveritë kanë arritur një standard të ri të unifikimit të kurrikulave.
“Ajo çka po ndodh me arsimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është më shumë se një marrëveshje, është një standard i ri. Këto muaj kanë shërbyer për një unifikim, kemi ekipe të përbashkëta që punojnë në mënyrë të unifikuar për kurrikulën e re dhe unifikimin e të gjithë sistemit”, theksoi Nikolla.
Ndërkaq, homologu i saj i Kosovës Ramë Buja deklaroi se “përbashkimi dhe njësimi i kurrikulave është çështja kryesore dhe punët kanë ecur nga komisionet e ekspertëve. Nuk ka pse të ketë një libër ndryshe në Tiranë dhe në ndryshe në Prishtinë. Unifikimi do të ndodhë shumë shpejt pasi jemi në prag të një ngjarje të madhe mes dy vendeve”
Bashkëpunim edhe në fushën e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se bashkëpunimi me Kosovën është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. I pranishëm në konferencën që po zhvillohet në Kukës, më rastin e 15-vjetorit të Eksodit Kosovar, “Nga eksodi tek Partneriteti Strategjik”, Naço u shpreh i hapur për bashkëpunim, ndërsa shtoi se reforma e sistemit të drejtësisë është thelbësore për të dyja vendet.
“Pikësëpari, falënderoj ata që hapën dyert për familjet kosovare. Shpreh besimin dhe bindja se do vazhdojmë të bashkëpunojmë së bashku, duke luftuar krah për krahu korrupsionin dhe duke kryer reformat e nevojshme për të ngritur drejtësinë nivelin e standardeve të kërkuara nga BE”, theksoi Naço.
Sipas Ministrit të Drejtësisë, vendi ynë ka kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias, ndihmën e EURALIUS, si dhe është ngritur grupin këshillimor dhe po punohet për të realizuar një reformë sa më gjithë përfshirëse dhe këtu ndihma dhe bashkëpunimi me Kosovën është i rëndësishëm, duke parë se jemi vende kufitare, ku kultivohet e njëjta gjuhë e zakone.
“Tashmë duke qenë se jemi në një partneritet strategjik me shtetin kosovar na duhet edhe bashkëpunimi në këtë drejtim. Në vitin 2013 kemi hartuar disa marrëveshje të përbashkëta, në fushën e ekstradimit, e dimë që ne kemi ende për të mësuar dhe kemi ende për të rritur bashkëpunimin. Kosova është më përpara në drejtimin teknologjik dhe kjo do na ndihmonte edhe ne me eksperiencë të vyer”, theksoi ai.
Duke folur për fenomenet kriminale, Naço u shpreh se krimi nuk njeh kufi dhe kjo, sipas Naços, kërkon bashkëpunim të përditshëm, prandaj edhe në këtë pjesë kemi hapësira ku të punojmë për të shtrirë bashkëpunimin tonë. Ministri i Drejtësisë tha se Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë të punojnë për bashkëpunimin e tyre në fushën e burgjeve, si Shërbimi i Provës, Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, ku në thelb do të ketë trajnime të përbashkëta.
“Do jemi gjithnjë të hapur për të bashkëpunuar, për tu trajnuar dhe për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme për të çuar vendet tona drejt standardeve më të mira të kërkuara nga Bashkimi Europian”,tha ministri i Drejtësisë.
Memorandum per ti falur serbve 60 perqinde te kosoves kur 95 perqind jane shqiptare dhe pes perqind serb.se paku kosova 40 dhet perqindeteritore fale thaqit. enveri stalinit ja fali shqiperine 100 per qinde.pyes mir ne kosovaret na vra tito e rankoviqi se bashku me enverin e stalinin-por qfare patet ju kokepalaret qe u lidhet me stalinin e titon dhe maon-ju dhjeu maca ne tru APO ngjala patet ne koke.ani edhe te pa ndryshuart tashem vlla keni edhe erdoganin vella i rames keshtu tha vet,po dokle,ruci,gjinushi e braho APO bijet e kristaqit e gjelil gjonit do ja qoni putinit peshqesh .popull i rrjedhur me mute ne koke kur ende Putin,stalin komandojne.thaqi nje ndyresire enveri eshte si rama.pyet sa deputet miljoner kane thaqi dhe rama e meta dhe kuptohet qe jane hajna-65 deputet Pisa ,me prostitucion,droge,vrasje,pallate pa kufi dhe doni evropen -ju as lopen nuk meritoni.
Hej Grekopordhos, e ke shkrua nofken gabim, “grekofagos” duhet,
prandaj mos ha mut e me shajte ketu, a more vesh?
plani 5 vjecar do sjelle begatine.