Nis procedura e themelimit të Gjykatës Speciale

15 Prill 2014, 09:42Rajoni TEMA

Ka marrë start procedura për themelimin e një gjykate speciale me përbërje ndërkombëtare, e cila do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Autoritetet e Kosovës i kanë kërkuar Brukselit zyrtar ndihmë për këtë.

Është presidentja Atifete Jahjaga ajo që ka adresuar për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian kërkesën për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe për krijimin e gjykatës.

Në vija të trasha, kreu i shtetit ka përshkruar se si do të duket ky mekanizëm i drejtësisë.

Në Presidencë, të hënën, ia kanë konfirmuar “Kohës Ditore” nisjen e letrës adresuar baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje