Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës synojnë krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik, i cili do të mund të tërhiqte investime të huaj duke rritur standardet e jetesës për qytetarët. Nisma u paraqit si domosdoshmëri në një ceremoni të organizuar në qytetin e Kukësit, me rastin e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, në kulmin e konfliktit të armatosur të vitit 1999.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi u ndal në hapat konkret të ndërmarrë në kuadër të bashkëpunimit dy palësh që nga mbledhja e parë e mbajtur në Prizren mes dy qeverive. Peleshi theksoi se gjatë kësaj periudhe janë hartuar dhe miratuar një sërë marrëveshjesh dypalëshe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, që synojnë krijimin e një platforme të përbashkët të zhvillimit të dy vendeve.Në këtë kuadër ai theksoi se janë nënshkruar marrëveshje në fushën e financave, arsimit, infrastrukturës, turizmit, energjitikës, si dhe në politikën e jashtme.
“Mbledhja e Prizrenit nuk ishte një takim kortezie apo për efekt publik, por takim pune dhe bashkërendimi platformash të përbashkëta”, tha Peleshi.
Zv.Kryeministri i Kosovës Behgjet Pacoli parashtroi një sërë hapash që duhen ndërmarrë në një kohë të shkurtër për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve. Pacolli kërkoi heqjen e barrierava doganore për lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, pasi siç u shpreh ai, nuk mund të ketë kufinj mes dy vendeve tona, së pari në bashkëpunimin ekonomik, pasi do të jetë ky që do të çojë më pas në bashkimin kombëtar të dy vendeve.
“Prespektiva ekonomike ngrit vetëdjen tonë, përmirëson standardin tonë dhe përmes këtyre dy elementëve do të shkohet në bashkim të vërtetë kombëtar, i cili do të ndodhë”, deklaroi Pacolli.
Zv/kryeministri i Kosovës po ashtu kërkoi ndërmarrjen e nismave për heqjen e çmimeve të referencës. Ai informoi se qeveria e Kosovës ka miratuar dy zona të lira ekonomike, në Gjakovë dhe Prizren, që sipas tij, janë bërë me qëllimin e mirë për t’u shërbyer dy vendeve, jo vetëm Kosovës, por edhe pjesës veriore të Shqipërisë, që me krijimin e këtyre dy zonave do t’a kenë më të lehtë tregtinë me Kosovën për shkak të afërsisë fizike. Për këtë, Pacolli i kërkoi Qeverisë shqiptare bërjen funksionale të aeroportit të Kukësit. Po ashtu, Pacolli kërkoi angazhimin e dy qeverive me masa konkrete për shfrytëzimin e Portit të Shëngjinit.
“Kemi investuar shumë për ngritjen e autostradës së Kombit, ndaj duhet të shfrytëzohet me tërë potencialin e saj”, deklaroi Pacolli.
Edhe vendosja e lidhjes hekurudhore mes dy vendeve, sipas Pacollit, duhet të shihet me interes në plan afatshkurtër. Ai kërkoi vendosjen e një kompanie ajrore të përbashket. Për këtë, tha ai, nuk nevojitet investim por motivacion më i fortë prej dy qeverive.
15 vjet nga eksodi i mijëra familjeve nga Kosova
15-vjetori i eksodit të mijëra familjeve kosovare të larguara nga vendi për shkak të luftës që shpërtheu në Kosovë në vitin 1999 u përkujtua me një sërë aktivitetesh në qytetin e Kukësit. Në Pallatin e Kulturës së qytetit u mbajt konferenca ”Nga eksodi tek partneriteti strategjik”, me pjesëmarrjen e delegacioneve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës. Punimet e konferencës nisën me një dokumentar, si një reflektim mbi atë që ndodhi me eksodin 15 vjet më parë.
Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se 15 vjet më parë një milion shqiptarë u detyruan të linin atdheun, nën kërcënënimin e dhunës dhe gjenodit, nga aparati shtetëror i Serbisë.
“Në ato kohëra të errëta kur rajoni përjetonte pasojat katastrofike të politikave shoviniste të dhunës, kur dukej se gjithçka ishte humbur, shpirti i shqiptarit nuk u përkul, por përkundrazi, i tregoi botës çdo të thotë mikpritje e vëllazërim, dhe mbi të gjitha tregoi se ç’do të thotë të kesh shpirt human”, tha Bushati.
Në vijim ai shtoi se të gjithë u prekën nga eksodi, një dhimbje me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, ku të gjithë kontribuan për lehtësimin e saj, sipas mënyrës dhe mundësisë.
“Ne jemi mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare për të konfirmuar vlerat tona europiane dhe për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë ndaj partnerit tonë strategjik SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, pasi nga ndërhyrja e tyre në mënyrë të sinkronizuar u ndal spastrimi etnik, duke krijuar shtratin dhe kushtet e nevojshme për orientimin euroatlantik të rajonit tonë”, tha ministri i Jashtëm shqiptar.
Bushati nënvizoi se pas 15 vitesh, më 11 janar të këtij viti, dy vendet i dhanë udhë projekteve të përbashkëta.
“Forma e re e bashkëpunimit, e institucionalizuar në Prizren është jetike për ne, stabilizuese për rajonin dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, theksoi ai.
Një nga hapat e bashkëpunimit mes dy vendeve ai veçoi marrëveshjen e interkonjeksionit, që lidhet me ndërtimin e ‘autostradës energjitike’ me Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe marrëveshjet për tregtinë dypalëshe, në fushën e politikës së jashtme, në kulturë, arsim, etj.Gjithashtu ai nënvizoi se qeveritë e dy vendeve po punojnë që të përputhin vizionin e tyre në bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, si një parakusht në proceset integruese euroatlantike.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideroi konferencën kushtuar 15-vjetorit të eksodit kosovar, si ‘një pikëtakim i dy qeverive dhe i dy elitave politike, intelektuale e kulturore të dy vendeve”. Por, mbi të gjitha, tha ai ky moment “është një pikëtakim i fatit dhe i të ardhmes sonë të përbashkët”.
“Para 15 vitesh, kur qytetarët e Kosovës ishin para asgjësimit fizik nga regjimi serb ishte Kukësi dhe kuksianët, por dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë, çdo familje shqiptare, që pranoi, strehoi dhe hapi dyert e bujarisë. Sot jemi këtu të falenderojmë Kukësin e kukësianët, por dhe çdo qytet e qytetar të Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore në vitin 199″, tha ministri Hoxhaj.
Por, vijoi ai, sot jemi këtu që të falenderojmë shtetin shqiptar për mbështetjen e tij në luftën tonë për liri e pavarësi, si dhe për mbështjen dhe ndihmën në ndërtimin e Kosovës europiane”.
Detajet
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin e Kulturës nisi konferenca “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, e cila u hap me shfaqjen e një mini-dokumentari, me temë luftën e Kosovës, dramat që prodhoi, ndër to dhe dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. Ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Çitaku preket nga dokumentari kushtuar “Eksodit 1999 “.
Rama pret Thaçin në Vërmicë. “Zeri” :E la të priste 20 minuta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti në pikën kufitare në Vërmicë, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët janë nisur për në Kukës. Gazeta “Zëri” shkruan se kryeministri Thaçi ka shkuar me vonesë duke lënë të presë për gati 20 minuta kryeministrin Rama jashtë ndërsa vazhdimisht binte shi i përzier me borë.
Vonesa e Kreut të Qeverisë së Kosovës siç duket është arsyeja pse as Garda e Republikës së Shqipërisë e cila sipas agjendës ishte paraparë të kryente nderimet në pikën kufitare të Morinit, nuk doli fare.
propagande stalimni dhe enveri eshte kjo-ne kosove ne pes zona shqiptaret as kemben nuk guxojne ta levizin per shkake se thaqi u fali te drejta qe as zoti nuk i ka.ne mitrovicen e veriut thaqi as qe guxon te shkele,ne graqanicwe qytez afer prishtines,ne car dushane ne prizeren,ne kishen e deqanit,pejes,ne shterpce etj.as milosheviqi nuk do te kishte kerkuar me Shum se thaqi i dha ka formuar ne kosove me Shum se 20 komuna e pretektorate per serbet-kur shqiptaret kane 17 komuna-kete beri enveri qe io dorzoi komunistit Stalin tash enveri kosovare thaqi e ka dorzuar kosoven tek serbet.mere me mende shqiptaret 17 komuna me shumice 95 perqinde kurse serbet 20 komuna me 5 perqinde serb.kete bene vetem rama erdogane dhe thaqi.
Me ne fund!
Patshin kemben e mbar dhe per hajer na qofte.
Nje gjest shume i bukur nga ana e dy qeverive. Kjo tregon se jemi NJE shtet edhe pse kemi dy qeveri.
KRENAR PER QEVERINE E RE
Tash e 14 vjet organizohej kjo dite qe ka nje karakter kombetar por a u desht te kalojne 14 vjet dhe shqiptaret ta mesojne se si duhet kujtuar kete dite,a ka fitore dhe gzim me te madhe se kur shef dy qeverite aty gje qe ka munguar deri tash,pastaj a ka turp me te madhe se disa “patriot” si lul basha e klika e tij dhe e ashtuquajtura LDK nuk paskan gjetur kohe te jene aty apo nuk u ka bere pershtypje kurre kjo ngjarje,ateher pse te mos pikellohen GREKOFOGAS e vullini serb per kete bashkim,une vetem uroj qe te vazhdojne.