Jacobson mbron punësimin e Dell tek kompania Bechtel

16 Prill 2014, 10:03Rajoni TEMA

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, ka mbrojtur punësimin e ish- ambasadorit Christopher Dell në kompaninë që ka ndërtuar të ashtuquajturën Rrugë e Kombit.

Sipas BIRN, Jacobson tha se pasi të mbarojë misioni i saj diplomatik, do e ketë të vështirë që të gjejë një punë të ngjashme.

Ajo iu përgjigj në këtë mënyrë një ndjekësi në Twitter, që e pyeti se ku do punonte pasi të largohej nga Kosova.

Ajo po ashtu mbrojti kolegun e saj, Dell, që është punësuar në kompaninë, për të cilën loboi që të fitonte kontratën prej 820 mmilionë euro për të ndërtuar pjesën kosovare të Rrugës së Kombit.

“Nuk ka ndonjë rregull kundër punësimit privat pas daljes në pension,” shkroi Jacobson.

Ajo tha se nëpunësit e Departamentit të Shtetit thjesht duhet të informojnë nëse kanë ndërmend që të punësohen si këshilltarë pas daljes në pension.

Dell nuk ka komentuar nëse e ka informuar Departamentin e Shtetit për përfshirjen e tij me Bechtel në Kosovë.

1 komente në “Jacobson mbron punësimin e Dell tek kompania Bechtel”

  1. lili says:

    Nuk ka ndonje regull te shkruar po ka nje minimum kohe etike,qe po shkellet ketu.Po prej Dell-it nuk duhet te cuditemi se e dîme fort mire cfare Lope ka mjele…pasojet po i paguajme ne,e ketu ne qofte se edhe ju nuk shini asgje te keqes,ma mire mos te qendroni ma gjate ne Kosove!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje