Thaçi: Tribunali është fyerje, por duhet ta votojmë

17 Prill 2014, 17:12Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, foli në lidhje me Gjykatën Speciale duke thënë se edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendimin.

Pas vizitës në një fabrikë barnash, Thaçi tha: “Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kurdo që e procedon kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezent në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i japim një përgjigje adekuate, të merituar dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe BE. E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë vendimin”./Express

4 komente në “Thaçi: Tribunali është fyerje, por duhet ta votojmë”

  1. Pirro says:

    Serbet, edhe ato te ardhur edhe ato vendas, sulmuan shqiptaret. Shqiptaret vetem u mbrojten.

  2. UROSH LESHI says:

    Thaci duhete te kene kujdes nda deshmitarve “X” te LDK´se.

    E turpshme, Thaçi harron rrugën Durrës – Kukës dhe meritat e Berishës
    Bota Sot | 17.04.2014 17:58
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 1

    Hashim Thaçi: “Më lejoni që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, të falenderoj kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, që atë që s’ndodhi për 15 vitet e kaluara të Kosovës në liri, u bë e mundur në këto 7-8 muaj të qeverisjes së tij. Dy qeveritë tona i bënë dy takime, dy mbledhje, të rëndësishme, të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror. Faleminderit shumë i nderuar kryeministër.”
    Ky ishte konstatim i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dje në 15 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës. Konstatim që i shtangu të gjithë shqiptarët jo vetëm andej e këtej kufirit, jo vetëm ata shqiptarë e ata udhëtarë që kanë bërë rrugën Durrës – Kukës prej 170 kilometrash, tunelin prej 6 kilometrash dhe 27 ura të cilësuara si vepra arti, por edhe ata që thjesht kanë parë në video apo në foto këtë rrugë, ëndrra e çdo shqiptari të vdekur, të gjallë dhe atyre që nuk kanë lindur akoma.
    Konstatimi bëhet më absurd po të kihet parasysh se ai ka qenë vetë protagonist i përurimit të kësaj rruge të tunelit duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve kudo që ndodhen.
    Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama edhe pse jo protagonist i përurimit të kësaj rruge edhe pse në një kontekst ku po përkujtohej eksodi i 15 viteve më parë, kur opozita e atëhershme dhe lideri i saj Sali Berisha nuk ishin aktorë në pushtet, nuk nguroi të falenderonte Sali Berishën për kontriburin e dhënë në çështjen e Kosovës.
    Edi Rama: “Unë këtu dua të shpreh mirënjohjen edhe për Sali Berishën edhe për Partinë Demokratike në qeveri, si pjesë e përpjekjes së përbashkët për pavarsinë e Kosovës.
    Ne ndahemi thuajse për të gjitha, madje nqs e kthejmë në çështje politike, ne mund të ndahemi edhe për sa është ora, apo a është drekë apo darkë, por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por që sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve.”
    Padyshim që kryeministri i Shqipërisë ka pasur parasysh edhe këtë rrugë. Këtë vepër gjigande që e ka mbyllur bilancin edhe për shekullin e ardhshëm, sepse është një rrugë që është bërë tërësisht me sakrificat e shqiptarëve të Shqipërisë, pa asnjë ndihmë nga jashtë, që i kushtoi shqiptarve, mbi 1 miliardë euro. Sepse nga mbi 10 orë rrugë të mundimshme, tashmë Tirana dhe Prishtina janë vetëm 2 orë e gjysmë larg. Sepse nga 170 kilometra rrugë, mbi 60 kilometra të këtij segmenti për nga natyra e egër kanë qenë tabu të prekeshin edhe në letër edhe nga inxhinierët më të mirë në botë. Sepse në fund të fundit shqiptarët nga të dyja anët e kufirit, qofshin biznesmenë, tregtarë, fermerë, studentë, artistë apo mjekë, vetëm për shkak të kësaj rrugë, tani ndjejnë që janë një.
    E turpshme, Thaçi harron rrugën Durrës – Kukës dhe meritat e Berishës
    Ne e dime se gazeta “BOTA SOT” eshte nje gazet nene diktatin e “LDK”.
    Nje ta theme se LDK.me genjeshtera propaganstike ka dal jashte galaktikes sone.
    Se pari dua te ceki se “PROJEKTI I RRUGES DURSE-KUKESE” eshte ber ne kohen e NANOS (2004).qe eshte parashikua nje kosto 436-465 milion §. punimet do filloheshin ne 2007.
    Sala pasi mur pushtetin,punimet i filloj nje vjete me pare-2006.Kostoja qe na kushtoj gjer sote afer 5 miliard §.Por prape ne tersij seshte kryer rruga e kombit.
    Nese ky komente me bllokohet.Une kete komente doe jape ne gazetat e pavarura.

  3. Mallakastrioti says:

    I Nderuar z.Hashim Thaci:Pse u Dashka Hapur nje Gjykate e tille ne Kosove??Dhe pse nuk po Hapet ne Serbi??
    -Dihet se Serbia eshte Shkaktare e tere Luftrave ne Ballkan..
    Sa Serbe u Denuan per Masakren e Srebrenices??Eshte Injorance te Pranosh dhe te Besh Fajtore nje apo dy Drejtues…duhen denuar Zbatuesit e urdherave pra Ekzekutuesit ishin 100-ndra..
    -Sa Serbe u Denuan per Masakren e Recakut??
    -Sa Serbe dhe Bashkepuntore te Serbeve u Denuan per krimet e kryera kunder Shqipetareve ne Pergjithesi???
    1-C´fare kerkone Eu-ja dhe USA, nga Kosova qe te veje Shenjen e =Barazimit mese Pushtuesit Serbe dhe Popullates vetembrojtese Kosovare..Kujdes!!!!!!!!!!!

  4. kushtrimi says:

    BE-ja dhe Amerika jane marr vesh per tribunalin.
    Kosova ndihet e fyer por duhet ta akceptoj dhe pike.
    fund i diskutimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje