Fushata zgjedhore në Maqedoni u tensionua ndjeshëm të enjten pasi opozita publikoi një përgjim telefonik.
Sipas opozitës, aty dëgjohet se si kryeministri Nikolla Gruevski kërkon ryshfet për shitjen e paligjshme të një banke tek një biznesmen serb përkundrejt ryshfetit.
Socialdemokratët e akuzojnë kryeministrin se ka marrë një ryshfet prej 1.5 milionë euro për shitjen e Makedonska Banka AD për biznesmenin serb, Jovica Stefanoviç, të njohur edhe si Gazda Nini apo Boss Nini.
Në pjesën e parë të përgjimit dëgjohet një bisedë mes Stefanoviç dhe një sekseri.
Më pas në pjesën e dytë dëgjohet biseda mes sekserit dhe kryeministrit.
“Ju kujtoj se ish- kryeministra të rajonit janë në burg për shitjen e paligjshme të bankave. Ndryshimet kanë ndodhur kudo në rajon, në Kroaci, Serbi, Bullgari e Shqipëri. Vetëm në Maqedoni rrjeti kriminal po e shtyn shtetin drejt diktaturës së plotë dhe kolapsit,” tha kryetari i socialdemokratëve, Zoran Zaev.
Por partia në pushtet e Gruevskit thotë se telefonata është një manipulim.
Ata thonë se ky është një montazh për të fituar më shumë vota.
“Zaev do e marrë përgjigjen më 27 prill,” thuhet në një deklaratë të VMRO DPMNE.
Gryeski do tja hedhesh pa lagur hajde ne Albanistan kerko avokat xha Brahon e lsi se e sigurt mbrojtja ,pastaj te festojme tek Gjiri hajduteve me ngjala ne zgare, dhe puro Kubaneze.
Gurevski nje nacionalist i semure psiqik. Nuk ka lene gje pa bere kunder shqiptareve, ndonese shqiptaret ne FYROM jane shtet formues. Eshte mjaft negativ e teper medioker. Ku di gje ai budalla se kush eshte gjuha shqipe, gjuha e perendive siç e cilesojne shume albanologe te mençur qe dine sa 1000 Gurevsk…
Kam pershtypjen se nacionaliste jane hajdutet me pushtet.
Po su hape rruge, te vrasin fare. Kujtoni se cbente Sala me kundershtaret e vet, sa i hiqte nga rruga, i lente rehat. Ndoshta e kishte zene mallkimi Nanos.
Duhet cliruar Maqedonia sic u ba Kosova bashkim te shpejte
Erdhi koha bashkim kombetare