Djali i Adem Jasharit po ndihmon "Nismën për Kosovën"?

17 Prill 2014, 18:23Rajoni TEMA

Të paktën njëri prej anëtarëve të Familjes Jashari është vënë në ndihmë të partisë më të re politike të themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

“Nismën për Kosovën” po e ndihmon djali i Adem Jasharit, Lulzimi.

Burime të Express kanë thënë se Lulzimi ka takuar disa njerëz me ndikim në Drenicë në përpjekje për të forcuar partinë e Fatmir Limajt.

Por djali i Adem Jasharit, Lulzimi, e ka lutur gazetën Express të mos shkruajë për këtë temë pasi sipas tij kjo është e pavërtetë.

Sidoqoftë, ai ka konfirmuar se ka takuar Jakup Krasniqin, por jo në cilësinë e zyrtarit partiak, por për shkak të miqësisë që ka me të.

Së fundmi, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku nuk kanë shkuar të vizitojnë Familjen e Adem Jasharit.

Kjo është interpretuar edhe si ftohje e raporteve mes udhëheqjes së PDK’së dhe kësaj familje./Express

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje