Kokteji i hidhur i shefit të “Vetëvendosjes”

19 Prill 2014, 18:08Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

 

Gabimi i radhës i Albin Kurtit është ky: lideri i “Vetëvendosjes” e quajti Ligjin që ndalon përfshirjen e shtetasve të Kosovës në konflikte të huaja si “ligj antishqiptar”. Hiç më pak. Në fakt, ligji u miratua si pasojë e pjesëmarrjes së dhjetëra kosovarëve në konfliktin e përgjakshëm të Sirisë. Kurti, ndërkaq, bëri një gjimnastikë të çuditshme dhe tha se “nëse dikush e sulmon Shqipërinë” ligji ua ndalon shqiptarëve të Kosovës t’u dalin në ndihmë bashkëkombësve të tyre.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë. E kush mund ta sulmojë Shqipërinë, e cila është vend anëtar i NATO-s, dhe në rast të çdo rreziku të sigurisë kombëtare në krah të Shqipërisë do të gjenden 27 shtete të tjera anëtare të Aleancës Veriatlantike?

Politikanët në Tiranë nuk u lëshuan në këso debatesh absurde kur e ndryshuan Kodin Penal në lidhje me pjesëmarrjen e shtetasve të Shqipërisë në konflikte në shtete të tjera. Në të ardhmen çdokush që merr pjesë në luftëra jashtë Shqipërisë do të dënohet me heqje lirie prej 10 deri në 15 vjet burgim. Në debatet e zhvilluara në Tiranë në lidhje me këtë ligj Kosova nuk u përmend fare. “Vetëvendosje” ishte tepër e zëshme në kritikën që ua bëri autoriteteve kosovare pas miratimit të këtij ligji, por nuk tha asnjë fjalë qortuese për politikanët e Tiranës që vepruan njëjtë.

 

Teneqet patriotike

Eshtë e pakuptueshme që Albin Kurti koketimin me fundamentalizmin islamik, siç është rasti me Ligjin që ndalon përfshirjen e shtetasve të Kosovës në konflikte të huaja, përpiqet ta mbështjellë me teneqe patriotike. Po aq i pakuptueshëm është zelli i tij retorik për të folur për luftëra të reja në Ballkan në një kohë kur si kurrë më parë të gjitha vendet e Ballkanit kanë një ftesë dhe një shans: integrimin në Bashkimin Evropian, projektin më të madh të paqes dhe mirëqenies në historinë moderne.

Dhe, gjithashtu, është absurde që Kurti jeton me gajle imagjinare se Shqipëria mund të sulmohet nesër. A nuk do të ishte më mirë sikur Kurti të mendonte më shumë për shtetin e Kosovës, ku i ka marrë votat dhe është futur në Parlament? Në “Vetëvendosje” duhet të ketë zëra që e kundërshtojnë këtë kurs të dëmshëm. Ndryshe, fatura paguhet në zgjedhje parlamentare. Së shpejti.

Nuk ka paqartësi sa i përket ligjit që e kundërshtoi Kurti dhe një pjesë e deputetëve të “Vetëvendosjes”. Ligjvënësi thotë: “Dënohet ai që merr pjesë në konflikte të huaja”! Ndaj një konflikti në Shqipëri apo në Kosovë shqiptarët në Ballkan nuk mund të qëndrojnë indiferentë, sepse nuk bëhet fjalë për konflikt të huaj, aq më tepër që në një konflikt të tillë hipotetikisht do të prekeshin interesat e shtetit të Kosovës, të Shqipërisë apo të shqiptarëve në Ballkan.

Por, nëse në Shqipëri zhvillohet një luftë e grupeve radikale islamike (apo të krishtera) kundër shtetit, atëherë kosovarët që do të merrnin eventualisht pjesë në atë luftë në krah të fundamentalistëve a nuk do të ishin terroristë? Nga radhët e “Vetëvendosjes” pati një përpjekje të pashpresë për ta luftuar ligjin duke përmendur si argument pjesëmarrjen e vullnetarëve shqiptarë në Luftën e Spanjës. Ky krahasim nuk qëndron. Antifashizmi i djeshëm nuk mund të merret si argument për të mbrojtur fashizmin e sotëm fetar. Një argument tjetër i paqëndrueshëm ishte përmendja e shqiptarëve që morën pjesë në luftën e Kroacisë. Bekim Berisha, Agim çeku, Rrahim Ademi e të tjerë janë ose kanë qenë shtetas të Kroacisë, pra kanë mbrojtur vendin e vet, me të cilin janë identifikuar.

Mbështetës gati të verbër të VV-së pretendojnë se anëtarësia e Shqipërisë në NATO nuk paraqet ndonjë garanci, sepse, sipas tyre, NATO-ja nuk e mbrojti Ukrainën. Këtu me apo pa qëllim përzihen ftonjtë me kumbulla. NATO-ja nuk e ka mbrojtur Ukrainën, sepse ky vend nuk është anëtar i NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, andaj çdo cenim i sovranitetit të saj provokon ndërhyrjen e vendosur të Aleancës Veriatlantike. Duket se Albin Kurti dhe disa mbështetës të tij ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë gjeostrategjike të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Kurtit ndoshta i ka shpëtuar lajmi se pas ashpërsimit të krizës në Ukrainë, madje edhe Suedia dhe Finlanda po mendojnë të anëtarësohen në NATO. Pastaj po nënçmohet mbase jo vetëm në “Vetëvendosje” fakti se Shqipëria po fiton rëndësi të re gjeostrategjike me gazsjellësin që do të kalojë nëpër Shqipërinë e Jugut. Jo rastësisht këto ditë në Berlin u prit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dhe jo rastësisht kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se së shpejti do ta vizitojë Shqipërinë. Me gazin që do të kalojë nëpër Shqipëri, Evropa Perëndimore do të ulë varësinë nga gazi rus.

 

Ndihma jo aq vëllazërore

Politikanët e Kosovës, përfshirë edhe Albin Kurtin, duhet të merren me punët e Kosovës, për çka kanë marrë mandat nga populli. Dhe t’i lënë përrallat e mëdha. Kosova duhet të ecë rrugës së Kroacisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, pra drejt NATO-s dhe BE-së. Këto ditë Kosova bëri një hap të vogël drejt NATO-s, hapa të tjerë duhet të pasojnë.

Nëse dikush e ka problem të pajtohet që Kosova është shtet, le të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në zonën e Kukësit apo të Tropojës. Nga ana tjetër: vëzhgues bjerraditës nga Tirana e dëmtojnë Kosovën nëse mungesën 100-vjeçare të dashurisë për shtetin e tyre tentojnë ta kompensojnë duke bërë zhurmë tepër të vonshme patriotike për Kosovën. Për “ndihma” të tilla s’ka askush nevojë. Siç nuk kishte nevojë Shqipëria për “ndihmën” e disa kosovarëve trutharë dhënë regjimit të Sali Berishës.

Të kujtojmë pak vitin 1997: nga Perëndimi vinin ca shqiptarë, ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, për të mbështetur “kryengritjen legjitime” në jug dhe “revolucionin e vonuar demokratik” (sipas Rexhep Qosjes), ndërsa një grup tjetër kosovarësh e shihnin Sali Berishën si shembull të një demokrati të pagabueshëm. Pastaj më 1998: Berisha përpiqej të bënte puç në Tiranë (edhe me ndihmën e disa kosovarëve), ndërsa në konfliktin e Kosovës i përzienin gishtat elementë stalinistë të mbeturinave të diktaturës komuniste të Tiranës. Këto “ndihma vëllazërore” kanë shkaktuar keqkuptime të mëdha dhe kanë ngjallur paragjykime të ndërsjella. Të gjitha këto përvoja jo të mira të viteve të fundit Albin Kurti duket se nuk i ka parasysh.

Nëse zhvillohet një luftë e drejtë, ta zëmë, në Norvegji apo në Zvicër, dhe nëse në atë luftë rreshtohen aleatët e Kosovës, atëherë Kosova nuk do ta ketë problem rreshtimin në këtë grup, dhe një ligj i tillë (për këtë rreshtim) mund të miratohet për pesë minuta në Parlamentin e Kosovës. Sepse Parlamenti do të ekzistojë edhe më tutje për të miratuar e korrigjuar ligje. Në rast se Shqipëria është në rrezik një ditë, vendimin për të mbështetur apo jo këtë vend e merr Kosova si shtet dhe jo individët e vullnetarët.

Dallimi mes Kosovës së vitit 1999, kur ishte një territor i padefinuar, dhe Kosovës së vitit 2014 është i madh: Kosova është shtet. Tani për tani sa i përket pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja Prishtina duhet të koordinohet ngushtë me aleatët perëndimorë. Në këtë kuadër nuk qëndron kritika që Kurti, si kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, i bëri ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, se gjoja ky i fundit po i nxitka të rinjtë të shkojnë në luftën e Sirisë, pasi paska takuar një delegacion të opozitës siriane. E vërteta është se Hoxhaj ka takuar një delegacion të opozitës, e cila pranohet edhe nga vendet perëndimore dhe nga OKB-ja. Nuk është takuar ministri i Jashtëm i Kosovës me përfaqësues të ISIS, degës militante të “Al-Kaidës”, për të cilën po luftojnë xhihadistët kosovarë.

 

Konflikti artificial

Në vargun e gabimeve hyn edhe qëndrimi i prerë i Kurtit kundër nxjerrjes para gjyqit të individëve shqiptarë që mund të kenë kryer krime lufte në Kosovë. Sipas tij, shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë, andaj s’ka qenë e mundshme të kenë kryer krime.

Sa i paqëndrueshëm është një konstatim i tillë as që ia vlen të elaborohet gjatë. Edhe në Kroaci është menduar kështu për disa vite, derisa politikanë të përgjegjshëm reformuam drejtësinë, e cila i nxori para gjyqit edhe gjeneralët më të famshëm: disa u dënuan, disa dolën të pafajshëm, dhe kështu Kroacia pastroi veten.

Një anomali tjetër e liderit të “Vetëvendosjes” dhe të disa ithtarëve të tij është qëndrimi absurd, refuzues, madje shpesh edhe fyes ndaj simboleve shtetërore të Kosovës. Nuk ka shtet pa simbole shtetërore. Rrethanat si u imponuan simbolet e Kosovës mund të kritikohen, por askush nuk mund të sillet ashtu thua se ato nuk ekzistojnë, duke krijuar një konflikt artificial me flamurin kombëtar. Nuk ekziston konkurrencë mes këtyre simboleve, sepse secili e ka vendin e vet. Shtetësia e Kosovës e siguron qenien shqiptare në Kosovë, nuk e rrezikon.

Nuk ekziston asnjë ndalesë eksplicite për bashkëpunim të Kosovës me Shqipërinë. Pengesat e vetme mund t’i vendosin politikanët e papërgjegjshëm shqiptarë, jo bashkësia ndërkombëtare, e cila duke mundësuar pavarësimin e Kosovës ka përmirësuar një pjesë të madhe të gabimeve që ka bërë 100 vjet më parë në procesin e caktimit arbitrar të kufijve në Ballkan. Nuk ka kapuç që i mbulon të gjitha flokët, aq më pak në Ballkan, një rajon ku kufijtë kanë ndryshuar shpesh gjatë historisë dhe ku shkëmbimet mes popullsive të ndryshme kanë qenë intensive.

Sa u përket bisedimeve me Serbinë, “Vetëvendosje” ka ushtruar shpeshherë kritika thelbësore, por njëkohësisht ka përjashtuar çdo negociatë derisa Serbia nuk sqaron, ta zëmë, fatin e mbi 1000 shqiptarëve të zhdukur. Por, a ka përgjigje “Vetëvendosje” nëse pala serbe me të drejtën e njëjtë pyet se ku gjenden rreth 400 serbë të zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë? “Vetëvendosje” do të tingëllonte më e besueshme nëse do të kërkonte që në bisedimet me Serbinë, Kosova të përfaqësohej nga politikanë me kredibilitet, të cilët do t’u jepnin fund aventurave të kryeministrit të tanishëm, i cili duke qenë në krye të një qeverie të ardhur në pushtet kryesisht me vota të vjedhura dhe duke qenë objekt hetimesh ndërkombëtare s’ka legjitimitet të plotë të lidhë marrëveshje në emër të Kosovës.

Talentin e tij politik Albin Kurti do të duhej ta përdorte për veprime të bindshme politike dhe jo për popullizëm. Për demokracinë e zbehtë kosovare nuk do të ishte mirë nëse “Vetëvendosje” mbetet vetëm shfaqje sezonale politike. Nëse shikojmë këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës, atëherë do të na kujtohen disa fjalime të deputetëve të “Vetëvendosjes” në mbrojtje të resurseve të vendit, në mbrojtje të buxhetit, në kërkim të llogaridhënies, në denoncim të krimit e korrupsionit. Për fat të keq, të gjitha këto po i vë në harresë kokteji i hidhur i Kurtit mes nacionalizmit jashtëkohor, koketimit me xhematin politik islamik dhe rezistencës me çdo kusht ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

*KOHA DITORE

30 komente në “Kokteji i hidhur i shefit të “Vetëvendosjes””

  1. ''evgjitngrenesi'' says:

    ju ”halil matoshet” e titos ti vini anash albin kurtit,se ai eshte patriot shqiptar. ju qe identifikoheni si ”kosovare” jeni mbeturinat e titos qe perpiqej te krijonte ”kombin” artificial kosovar.

    1. albert says:

      Kurse Albini eshte mbeturine osmane.

      1. Ilir Hoti says:

        Nuk eshte greko-sllav…dhe si cdo shqiptar kerkon trojet qe keta barbar-pushtues per momentin sundojne…Koha e mbi 10 milion shqiptareve po vjen..Ju keni probleme me osmanet..zgjidheni.Tani ata(ish-pushtues) nuk zotrojne trojet tona.Z.Kurti eshte nje ze NDRYSHE ne politiken e shqiptareve..Jo shqiptaret shqipfoles nuk me befasojne qe e sulmojne e etiketojne,por JANE TE DESHTUAR

        1. albert says:

          Nuk jane vetem greko-sllavet te vetmit antishqiptare. Antishqiptare jane edhe turkoshaket. I tille eshte edhe Albini. Biles te ky gershetohet dashuria e dyfishte, dashuri ndaj neootomanizmit dhe ndaj beduizmit. Ky idiot ka vetem retorike. Ky s’ka te beje me atdhetarizem. “Zeri ndryshe” i tij eshte bashkimi i trojeve shqiptare ku do te zbatohet ligji i sheriatit. Per mua Albini eshte nje idiot. Ty, pasi qe te pelqen ky turkoshak, mbaje. I deshtuar eshte Albini dhe te deshtuar do te jene edhe greko-sllavet.

    2. MERITONI says:

      evgjitngrensi

      mos ja merr ne goje HALIL MATOSHIT,me fal,mendova mos e merr ne goj njeriun veq pse mendon ne menyr racionale.

      kombi kosovare eshte vazhdimsi e dardanve o injorante,HALIL MATOSHI sado qe mundohet te artikuloj kerkesen kosovare,prap se prap as ai nuk e ka at fuqi mendore,por,njeriu po mundohet do budallve me ju kallxue diqka.

      na baze te sondazheve vetem 20 perqind e kosovarve dojn me u bashkue me shipnin,pjesa tjeter jane kunder.
      edhe ky 20 perqindshe i takon rymave ENVERISTE,siq jeni ju.

      KA DEK AJO KOHE KURE NJERZIT I KENI AKUZUE SE JANE TITISTA.
      KURE JU ENVERISTAT E MORRET PUSHTETIN E SHKATRRUT KOSOVEN,E RRJEPET.
      MIRPO EDHE KJO ESHTE MIRE,SEPSE NJERZIT E PANE SE SA E DONI KOSOVEN DHE PER QKA E DONI.

      KOSOVEN E TRAJTONI SI PLAQKE LUFTE,NJEJTE SI SERBIA.

      1. Ate dhjefsha shtetin e leshit….mos te ishte enver hoxha as shqip sdo dije ….me shkrujt ti kokakolla….gjysma e kosovarve jane akoma spiuna te serbis …..hahhahha ata enveristat qe thua ti ne kosove jane shqiptar te paster e qe nuk pranojne te konvertohen ne kosovare ….o meriton o meriton ..nderroje emrin se e ke shqiptar e vere emr kosovarski….

        1. MERITONI says:

          KONSTANDI

          UNE FOLI GEGENISHTE, e jo gjuhen e lavireve toskenishten.

          e di se ju e parkrahni ENVER HOXHEN,se nje fjale popullore thot:”pa ja qini nanen babe nuke te thot”,mire e ka pase enveri, se qashtu ju e lypni.

          ju jeni spiuna,te cilet edhe nanen edhe baben,edhe gruan e vete e keni spiune,prandaj ju vuni prej ketyne komplekseve.

          shyqyr qe ne kosove nuk ka ma shume 20 perqinde te retarduar,se edhe keta boll po na dalin.
          si ti ja bejme me ju ku jeni komplet te retarduar,i gjithe kombi.

          paramendoni keni nise me qi edhe nanat e juve,dhe mu arsyetue se jeni te dehun.

          PO KU MUJNE RACA SUPERIORE ME JETU ME KAFSHE TE E GRA SHTEPIAKE,JU JENI TE EGRA DHE SHTEPIAKE.
          MA PARE PRANOJME ME JETUE NE TUNGIZI SE ME JUVE NE SHIPNI.

          PERPAKE HARROVA ME TE VETE,A ISHE TE AI LOKALI I ZDRAFKOS,QINDRA GRA PO PRITSHIN NE REN ME JA MARRE NE GOJE ZDRAFKOS.SHKO KSHYR MOS ESHTE NDONJE NGA FAMILJA JOTE.

          PREGADITUNI SE TANI VIN SUPERIORET NE PUSHIME,DUHET TE NA MERRNI NE GOJE.KURE MUNDENI ZDRAFKOS ME JA MARRE NE GOJE MUNDENI EDHE NEVE,SE KENI JU ATE PROBLEM.

          1. Ju kemi pa kur erdht ne kohen qe çetniket ilire ju vune perpara si lopet…femrat tuaja erdhen me çitjane si turkesha e ju mesuam te laheshit e te visheshit si jjerez te hanit buke ne tavoline pasi hanit ne nje sahan te perbashket ne sofer …e ju nesuam te hecnit e te flisnit ….tashi ju mesuam qe njeriu kanevoje edhe per plazh …por ti je thjesht injorant anadollak qe se di akoma ndyrshimin mes toskerishtes edhe gegnishtes ….ti nuk flet as gegnisht por ti flet ne bised te lire me rracen tende nji lloj shqipeje çeçene e perzime …kum kam kim e ti nuk e di qe gjuha letrare esht perzierje midis gegnishtes e toskerishtes….ti vuan nga mubgesa e personalitetit ti je kopil sllavo turk e per ket gje i ke inat shqiptaret ..sidomos epiriotet ..pasi epiriotet ata dardant e tu kane pas shtru gjithmone ne dru …epiret jane shqiptaret e vertete e jo cecenet njiher sllav pastaj turq e pastaj shqiptar e tashi kosovar …e pernjehere edhe ilire per te mos u nda nga sllaviet bosnjski hervatsi serpski bij te ilireve gjasme …komplekset e tua personale mos u mundo tja ngjisesh te tjereve ..dialekti toske nuk esht laviresh por eshte dialekti i leka burrit ..i pirro shqiponjes i skenderbeut e i gjithe heronjve qe la nxjert epiri ndej shekuj…epiri ka burra qe nuk i tremb nje çete çetnikesh..spurdhjak ..nga dymilion rob qe ka kosova ..15 mij dolen shqiptare safi ..te tjeret i lan ne gra e me fmije rrugeve edhe ngelen neper azilet e botes si legena …turl te kesh maskara …shqiptari te qi ty edhe sojin tend melez

      2. Taulant/Tirane says:

        Meriton,
        ti as emrin tend nuk meriton!Keto sondazhe ndoshta I ke bere ti vet.Nuk ka asnje sondazh te tille.
        Shqiperia dhe kosova kane 1 milion arsye me shume per tu bashkuar sesa per te jetuar te ndara.
        Ka arsye
        -gjaku,i njejti popull
        -historie-histori te perbashket
        -kulture,te njejtin mentalitet,me shume akoma me pjesen gege te shqiperise
        -gjuhe
        -ekonomie,nje ekonomi me e madhe dhe treg me I madh eshte me terheqes per investioret e huaj dhe bota do beje me shume presion per korrupsionin .
        Pesha ekonomike ,politike si rezultat I kesaj ne rajon eshte me e madhe

        1. MERITONI says:

          TAULANNTI

          ty po te pergjigjem me gjuhen qe ti e kupton,gjuhen e arsyes.

          -ket sondazhe e ka ba gazeta expres.
          -sa i perket gjakut,po te thom se edhe dy vllazen jane te nje gjaku,por,edhe ata ndahen.
          -sa i perket mentalitetit besoni kurgja skemi te perbashket,100 vjet kemi krijue kultura dhe mentalitete te ndryshme.
          -gjuha,ketu na folim gegenishte,dhe me besoni se kure bajme hajgare ne mes veti,na fillojme me fole toskenishte vetem mu dok sa ma qesharake.
          -sa i perket tregut dhe ekonimise,dije se dy palet i takojme tregut europian.

  2. ari says:

    albini enveristi numer dy pas qoses eshte kurti i treti Hashimi-keta jane tradhetare te kombit se bashku me rucin,doklen,ramen gjinushin etj.po ta futi rusi as dreqi nuk ta nxjerre.

  3. ari says:

    sa per shqiperine as qimen keta derra nuk e luajne se mos ka SHQIPTERE NE SHQIPERI;TE GJITH QUHEN;BRAQE;MAJKO;MILO;DOKLE;BELLO:RUCI;MILENA;QAPAJEV JANATULLOS;DULE E DERRA TJERE:SHQIP NGA SERBISHTJA-VLLA;NENE;BARDHE;RRESHQET E MESHIRUESHME;QAPAJEV NUK E DI AS JANATULLOS E AS DULE:NE RROT TE K JU ALBINI;DGHE VELLEZRIT E ERDOGANE THAQI E RAMA:

    1. askushi says:

      Vetem ti qe nuk je shtetas shqiptar mor vella, je shqiptar.
      Po pse mor byrazer imiton zotin dhe cakton kush jan shqiptar dhe kush jo, kur per vete nuk ke derdhur nje pike djerse per kete vend, se nuk banon ketu, jo me deshiren tende, se ti ke shume qejf. Rrit ore femije te mbare e te zot, se ashtu je shqiptar kudo qe te jesh.

      1. LABI-VLORA says:

        @ (askushaqis grekofonaqis),

        Rri mire dhe shiko punet e tua!
        Mos fut hundet atje ku nuk te takon!
        Nuk te ftoi kush te japesh leksione ne nje Forum Shqiptaresh.

  4. kushtrimi says:

    Albini eshte Patriot por nuk eshte perfekt,edhe ai ben gabime.
    Ne kete rast autori ka plotesisht te drejte.

    1. besi says:

      ky autor ka plot gabime gjygjy per krime lufte ne ks so per indivite po per ushtart te uck-se edhe qdo njeri ka drejt me mor pjes ne lufte

  5. Arben says:

    KE TE DREJTE OR MIK.

    POLITIKANET TANE I ZGJIDHEN PROBLEMET E VENDIT E TANI FILLOJNE MERREN ME GADAFIN.

    NUK KA RRITJE EKONOMIKE, VENDE PUNE.

    KETO TE SHIKOJNE KETA MUTER QE KEMI NE KRYE, PO AI QE E KA NDARE MENDJEN TE IKE, NUK E NDALON DOT AS EDHE NJE LIGJ.

    1. Dardanet says:

      A.Kurti,eshte nje zagare enverist me rrenje nga Mali Zi.Ati sja ndien per shqiptare as per dardan kosovare.Ai me mund i dergon te gjithe ne Siri dhe te Al-Qaeda.Eshte nje egoist qe fyen miqte tane SHBA-te dhe urren cdo kend qe ka per rrethe tij.Cdo dite ikin personalitete te njohura nga kjo Parti extremiste fundamentaliste.Ky dhe Partia e drejtesise me xhihadistin,deputetin Gezim Kelmendin,ishin per lejimin e shamijave te vajzave te mitura ne shkollat tona.Mallku qofshin ata qe votojne keta vehabist primitiv.

      1. Aliu says:

        Ik o fanatike krishter se po shihet qe je nje fanatike krishter qe ja keni inati kurtit qe e fol veq te vereten

  6. Shqiptar 100% says:

    HAhahah i erdh radha edhe Temes me fol per Albin Kurtin po ju redaksi e nderuar e keni gabim shume te madh edhe mos shpresoni ne ato 27 shtete qe radhiten ne krah te Shqiperis po nje mij me than Amerika ju ka antarsu ne NAto se sa per ju vet ishi antarsu kurr hiq edhe 1000 vjet me jav dhan zoti ymer nuk kishi pas mundesi mu antarsu ne NATO kurse Albin Kurti ka te drejt se eshte njeri i dijes edhe patriot.

  7. Dalani says:

    Kurti ka te drejte,ligji duket si i cunguar,po sikur Shqiperia te kete lufte shqiptareve matane kufirit u ndalohet me kete ligj pjesemarrja?

  8. Shqipo says:

    Shqiperine mund ta sulmoje Greqija qe eshte anetare e NATO-s dhe NATO do rrije e beje sehir.

  9. Mali says:

    Ashte interesant si dhe pse tan komunistat jane dhe nese nuk jan flirtojn me islamistat si: Rexhep Qosja, Fuad Ramiqi, Albin Kurti etj. E quditshme a po ji?!

  10. Cosmopolitan says:

    Albin Kurti eshte nje opportunist primitiv, apo shkurt e shqip, njeri arrogant dhe i pa karakter!

  11. besi says:

    analist enveroviq robelokiq i vogel je ti per kurtin ska faj albin kurti kejt qka ka thon ka thon te vereta po ti je nje grek qifiti yt i thir shkijet me knu midis tirane

  12. Milo Koka says:

    Vari Janullen Albinit

  13. lili says:

    Franca ka jo nje jo d’y po disa mija shtetase te vete neper vendet islamike,angletera po ashtu belgika po ashtu…kurkush ne keto shtete nuk e pa te udhes te behen nje ligje debill si ky!

  14. jarin says:

    Enver, per te paren here ne historine e shkrimeve tua nuk me pelqeve 100%,ndoshta jam zhgenjy.Edhepse ka elemente qe Albini duhet ndoshta me i ridefinu, ne kete moment po mendoj se uji ka shku ne mulli te ketyre qeveritarve qe e shkatruen Kosoven.Ata mezi presin qe dikush t’i bie Albinit dhe VV se,E une shoh, se ne kete moment pos VVse shpresa tjera per permirsimin e Kosoves nuk ka.

    1. albert says:

      Enveri, edhe kete here ishte shume i mire. Dhe mos harro qe ai i kritikon edhe pushtetaret. Dhe nese shpresa e kosovareve ka mbetur tek Albini, vaj halli per ta. Kosoven e muar lumi!

  15. ladi gjilan says:

    Shkrimi ashte i qelluar, z.Robelli ashte ni analist me tipare realiste dhe te drejtpersedrejta qe gjithmon ben perpjekje per nje shtet te se drejtes dhe per nje shtet te aftedhe pragmatik. Analizat e shkrimet e tij shpesh jan shkru edhe pro Albinit dhe VV-jes, por kete her paska shkru shume mire dhe ne dobi te Albinit i cili nga ky shkrim duhet te nxerr leksion dhe Albini duhet ta lexoj jo nje her por dhet her dhe patjeter duhet te reflektoj z. Kurti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje