Shumica e njerëzve do terrorizoheshin vetëm nga ideja.
Por në Azi po përhapet me shpejtësi një metodë e re masazhi: Ajo me gjarpërinj, që zvarriten dhe mbështjellin trupin tënd.
Ky skocez, që vuan nga një plagë e vjetër në krah, vendosi që ta provojë këtë metodë të pazakontë.
Ian MacLean shkoi në Filipine dhe katër pitonë burmezë i hipën në trup.
“Një mik më tha se do ishte shumë mirë për plagën time që të bëja një masazh të tillë. Ai më tha se është shumë çlirues.
Lëvizja e gjarpërinjve është shumë qetësuese.
Kur i kisha katër gjarpërinjtë mbi trup, që peshojnë rreth 250 kilogramë, ishte vështirë që të lëvizja.
Ky masazh nuk është për ata që kanë probleme me zemrën,” tha skocezi.
“U qetësova, u luta dhe kërkova falje për mëkatet e mia,” shtoi ai.
cjane keto cmendurira….hiqeni keto pamje…..le ta heqe ma mire njerin krah ..ky skocezi,,,, ma mire se sa te mbaje mbi trup kater gjarperinjte e mesiperm……..