Kunati mbledh argumente pro Xhin Xhonit

24 Prill 2014, 20:22Antena TEMA

Pas publikimit të lajmeve për gjyqtarin Xhin Xhoni, Kunati vendosi të bënte një konsultë juridike me Gitën se si mund të shkojë kjo punë.

Për habinë e tij, Gita ishte shumë nervoze.

-Ai meriton të shkojë në burg, tha.

-Po ndoshta i ka lekët e gruas, siç thotë, i tha Kunati.

-Jo, jo, kjo nuk është serioze, tha Gita. Ai na ka gënjyer.

-Tani jemi të detyruar ta mbrojmë, i tha Kunati, se nuk mund ta lëshojmë në këtë ditë të keqe.

-Unë mendoj që nuk duhet mbështetur, tha Gita. Do flas dhe me babin, por unë mendoj që jo.

Pas kësaj bisede, Kunati u trazua keq.

Thirri për një kafe Aldon.

-Ore ti e ke pasur gruan e këtij Xhin Xhonit këshilltare, tha. Aq shumë lekë fiton një këshilltare e ministrit të Jashtëm?

-Nuk e di, tha Aldo, se me atë punë është marrë Caçi.

-Kush është Caçi, i tha Kunati.

-Vjehrra, i tha Aldo. Ajo më kërkoi pasaportë shërbimi për atë, dhe unë i tahshë nuk ta jap dot se nuk të lë ligji. Atëherë ajo më tha emëroje këshiltaren tënde dhe e lejon ligji. Unë e emërova, vetëm kaq. Pastaj Caçi e di se ç’ka bërë me të.

Pasi as Aldo nuk i dha zgjidhje, Kunati thirri Rulin si më të vjetër në këto punët e lekëve.

-Si i bëhet, i tha. Dua ca këshilla. E para, si shpjegohet që Gita ishte e pakënaqur me Xhin Xhonin dhe më tha duhet dënuar?

-Dhe unë po të isha në vend të saj, do isha i mërzitur, tha Ruli. Si ëhstë e mundur që në një biznes, punëmarrësi të dalë me më shumë lek nga punëdhënësi? Ajo ka parë që Xhin Xhoni s’ia ka treguar gjithë lekët e gjyqeve dhe i ka ndarë lekët keq dhe duhet të jetë doemos e mërzitur.

-Ah, po, ke të drejtë, i tha Kunati. Edhe diçka tjetër. Ti e njeh këtë vjehrrën e Aldos? Ç’e lidh atë me gruan me Xhin Xhonit se i paska kërkuar Aldos pasaportë diplomatike?

-Të dyja kanë qenë shitëse në rininë e tyre. Njëra shitëse djathi, tjetra shitëse parfumesh. Tjetër lidhje nuk shikoj.

-Dua dhe një këshillë të fundit, i tha Kunati. A është e besueshme kjo linja, që ai i ka lekët e gruas, d.m.th i ka goditur gruaja e pasur?

-Patjetër, i tha Ruli. Ky është tani identiteti i partisë sonë. Bile ai duhet të bëjë karrierë në parti.

Ti e di më mirë se mua, që i pari që ka deklaruar miliona në këtë parti, është kryetari ynë Lul Basha, dhe ai hapi fjalë që gjithë unazat e dimantit mbi një milion euro ia ka blerë gruaja. Prej atëherë, tani të gjithë ata që kan lekë, kanë një argument që i kanë lekët e gruas.

Kunati mbeti i hutuar për një moment, pastaj buzëqeshi.

-Ku të shkoi mendja, tha, se në fakt ne s’i kemi blerë unazë fare.

6 komente në “Kunati mbledh argumente pro Xhin Xhonit”

  1. agostin says:

    Nuk shkruhet Xhin Xhoni, por Gjin Gjoni.

    1. socialisti i vicitolit says:

      Por kur ka mbjellur floket eshte regjistruar ne klinike xhin xhoni qe ne gjuhen shpellare te viçitolit perkthehet gjin gjoni
      kaq gje nuk e di o trap agostini

    2. Shkodrani says:

      Dickhead shko ne tjeter gazete nese nuk
      E kupton qe kjo eshte humor I thekur.

  2. kerpaci says:

    Humor i kendshem qe rrefen me se miri se peshku qelbet nga nga koka.

  3. Korcarivip says:

    O agostino o trap po e di ti perse eshte antena. U mundove shume qe e gjete . Kushedi sa jane gezuar bashkefshateret e tu qe ti dole kaq I zgjuar

  4. Po hajduten ordinere ANDIA PUSTINA DREJTORESHEN E TAKSAVE VENDORE NE BASHKINE E TIRANES gruan e hajdutit te doganave ENDRI PEMA dhe kunatin e saj ANDI TOMA qe eshte denoncuar me kohe ne prokurori per rrugen e KALIMASHIT cfare do te beni me keta do te hetohen e ndeshkohen. Vetem Top Bastit ANDIA PUSTINA ME NJE DORE JU MORI 60.000 MIJE EURO SOT TE 58 PUNONJESIT E BASHKISE SE TAKSAVE VENDORE JANE TE DETYRUAR TE PAGUAJNE NGA 50000 LEKE DERI 500000 NE MUAJ GJOBE PER CDO PUNONJES.Prokuroria te hetoje dhe ju o Mero merruni me kete KANCEROZE ne DNA QE EMRIN E KA ANDIA PUSTINA me 10 apartamente ne Tirane e 200.000.000 leke te deklaruara ne 2010…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje