Nga Mero Baze
Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyrohen t’i kërkojnë ndjesë publikisht ushtrisë shqiptare për përbaltjen dyjavore të saj, lidhur me trafikun e drogës, montuar sipas një skenari aluçinant të Sali Berishës. Kërkesa e ndjesës nuk ka të bëjë aq shumë me sedrën e ushtrisë sonë, apo imazhin e saj, por me përgjegjshmërinë që lidershipi politik i vendit, duhet të tregojë ndaj shtetit të vet dhe dokumentimin e një krimi kundër shtetit bërë nga politika.
Kur flas për kërkim ndjese, nuk pres ta bëjë atë Sali Berisha dhe Lulzim Basha me dëshirën e tyre, por të detyrohen ligjërisht. Prokuroria, e cila pret më kot të shkojë të dëshmoj dikush për drogën që ka parë në ëndërr Sali Berisha, tani ka vetëm një fakt në dorë, gazetën zyrtare të Partisë Demokratike, pronarë ligjorë dhe realë të së cilës janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Tashmë që institucionet e shtetit shqiptar u përballën me këtë gënjeshtër dhe e ç’montuan atë, këta dy të papërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin.
Prokuroria ka hapur një proces hetimi, por askush nuk po shkon të dëshmojë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët natën shkruajnë në RD skenarë droge dhe ditën na e tregojnë si fakte, duhet të thirren në cilësinë e botuesit të gazetës Rilindja Demokratike për të dhënë llogari. Gazetarët që paguhen në RD janë fatkeqë, por nuk janë fajtorë për fantazitë e Berishës dhe Bashës. Në vend të tyre, në prokurori duhet të shkojnë pronarët realë të gazetës, të cilët duhet të dëshmojnë për akuzat e bëra në organin zyrtar të partisë së tyre.
Kjo gjë ka shumë rëndësi, jo për të dënuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për gënjeshtrat e shkruara, por për të pastruar ligjërisht imazhin e ushtrisë shqiptare nga një hale që ka derdhur mbi të gjithë gropën septike të opozitës.
Prokuroria nuk ka pse merret as me fëmijë jetimoresh të ngelur pa punë, që i keqpërdor Sali Berisha, dhe as me ca mjeranë që marrin rrogën në PD për të zbardhur pështymat e Sali Berishës përtej telefonit çdo mbrëmje. Ndryshe nga gazetat e tjera, RD dhe Zëri i Popullit kanë pronarë zyrtarë dy partitë më të mëdha në vend dhe për akuza që cënojnë integritetin e vendit dhe aspiratat evropiane të Shqipërisë, prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj pronarëve të gazetës. Nëse do precedentë, le të hapë dosjen e gjyqit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës, që Sali Berisha i ka burgosur vetëm pse kanë shkruar se “tanket po shkojnë drejt Veriut”, duke e cilësuar këtë si cënim të sigurisë kombëtare.
Akuzat e tyre, edhe pse banale, u bënë të dëmshme për imazhin e vendit, pasi për gati dy javë, i vetmi lajm që raportohej nga Tirana, ishin avionët e drogës që i kishin dalë në ëndërr Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe që sipas tyre, përdornin aeroportet e ushtrisë shqiptare. Po ta merrje seriozisht Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, atëhere do të çmendeshim të gjithë dhe do dyshonim që Berisha e Basha e mbollën dhe e korrën gjithë atë drogë, që më pas të akuzonin Shqipërinë si depo droge.
Në të vërtetë ata janë thjeshtë dy udhëheqës të paaftë dhe të ligj të këtij vendi, që me qeverisjen e tyre i kanë hapur vërtet rrugën një shpërthimi të papërgjegjshëm të kultivimit të drogës. Shqipëria i ndëshkoi për paaftësinë dhe ligësinë e tyre, dhe ata sot po hakmerren ndaj saj, për ta izoluar si një bazë narkotrafikantësh. Hakmarrja e tyre është më shumë një instikt njerëzish të droguar, që tani po u del pak nga pak droga e ikjes nga pushteti dhe kanë shpërthyer në histeri.
Unë nuk besoj se goja e ndyrë e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dëmtoi përfundimisht Shqipërinë, pasi asaj i dolën zot institucionet e veta dhe NATO, por ata e bënë gjithë përpjekjen e tyre të pistë. Ata shpresuan se më këtë gjest do të përbaltinin pushtetin, duke shkatërruar shtetin, duke dëmtuar shanset për marrjen e statusit në qershor, dhe duke përgatitur alibitë e tyre për përballjet e mundëshme me drejtësinë.
Prokurori po pret me dosje bosh në zyrën e tij, por i vetmi denoncim konkret është bërë nga gazeta e pronarit Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që pretendon se ka parë fakte. Të marrë pronarët të dëshmojnë së paku betejën e tyre të dështuar kundër shtetit shqiptar. Kjo histori vlen të dokumentohet si një krim kundër shtetit. Ata vlejnë të dokumentohen si baltëhedhësit më të mëdhenj mbi fytyrën e Shqipërisë.
O Mero, po ata e kane ditur qe ka qene nje loje, nje loje ku kriminelI kerkoni te fitoje kohe e te hape pune pa pune qe qe mos kete kohe qe drejtesia te merret me ta. Mos u merr me me te po me pushtetaret e rinj qe bien ne kete gracke se ndoshta u intereson se mesaduket nuk kane bythe te bejne ndonje gje me vlere.
Ne rradhe te pare Sali Menera dhe klani i tij duen qe te paraqesin ne syte e botes qe situata ne vendin tone ashte tmerresisht e keqe ne menyre qe ne qershor mos te jepet Statusi.Edhe kur deshtojne me shpifjet dhe situatat qe krijojne ata mendojne se ne ne bote krijohet nji imazh i keq per vendin. Sa here qe takojne nderkombetaret, Salushi,Lulushi dhe gjithe te tjeret u thone atyne se ne jemi per statusin po qeveria po punon keq dhe nuk duhet ti jepet statusi. Nuk kuptoj se si keta deputetet nuk tallen me Salen ne parlament sa here qe ai hedh shashka te tilla, po bien ne lojen e tij.
Komisioni i Mbrojtjes ne Parlament duhet te beje padine ndaj Gazetes , dhe kunder personit qe ka dhene informacionin.
Pastaj Prokuroria e zbardh vete autorin , se kush e shpifi kete gje.
Nje leter e NATO do e ndihmonte Prokurorine te qendroje edhe me ashper ndaj ketyre shpifjeve te sofistikuara.
Banda frymore e mashtrimeve te berishistanit,nen drejtimin e Saliut dhe Lulit,paten nje periudhe intensive me “Koncerte”Diabolike,jo vetem neper Shqiperi por edhe jashte saj;jo vetem ne toke,por edhe ne det edhe ne ajer.Por fatmiresisht kudo u fershellyen,jo vetem per imagjinaten bajate,por edhe per permbajtjen dhe interpretim te corroditur.Ne fakt e tere kjo drame alla salihiste eshte ushqyer nga frika dhe cmira qe ka pushtuar te gjoret.Tani Lulin,Berishes ja solli e bija(mundet me rekomandime nga fazlliqo-serboziste) dhe ai e shperbleu menjehere jo vetem ne forumet me te larta te PD.por edhe e shetiti neper shume frona ministrore.Sebashku ata kane piketuar dhe zhvilluar ne menyren me idioteske autoritetin e korupsionit,krimit dhe si pasoje hodhen edhe bazat e nje rregjimi delirant.Dalengadale ata e zgjeruan oborin dhe afruan rreth tij sherbetoret me te besueshem.Dhe qe ketej,ne front ishin keta ushtare ministrore ku nga faturat merrnin perqindjen e tyre,ne nje kohe qe shumica i shkonte “Sulejmanit te madherishem”te rregjimit.Ky lloji konglomerati,teksti i te cilit shkruhej nga e bija Argite dhe i biri Shkelzen,inkluzivisht e rradhiten te gjoren Shqiperi ne vendet me problematike.Kesisoj,fytyra e ketij pushteti familjaro-fashist,i ka detyruar ideatoret te kene sot,nje pamje te frikshme me ngerdheshje te rreziksheme.Por per te gjithe ne,ky portret eshte pasqyra e gjalle e ligesise tyre me plote urrejtje per Qeverine e re,qe ne kundershtim,jane angazhuar duke thene se Drejtesia do te behet.
Pres me padurim sqarimin dritesjelles te sekretarit te partise, shokut Skypion!
Skypion —
Skypion ,te gjitha shqisat te jane paralizuar,nuk e di ne se shkencerisht mund te quhet shplarje te trurit qe te kane bere.Me kujton ate filmin me Marjeta Ljarja qe gjermanet kishin bere eksperimente dhe i kishin hequr kujtesen. Te njejten gje ka bere dhe doktori me ty.
Doktori te ka infektuar ne shume vese te keqia te tij ,tani se fundi shohim se e imiton kur hiperbolizon gjerat kur nuk kane asnje vere.
” Te dhenat jane tronditese . Duke filluar qe nga tetori ( shkruhet Tetori Skypion ) i vitit 2013 e deri me sot ,SHIU, SHISH,Policia e Shtetit jane marre me kete problem….”
Kur lexova “jane tronditese” mendova se “plasi ne Kuçove “, mendova se Skypion-i ka gjetur EUREKEN dhe dola i zhgenjyer megjithese isha i pergatitur se nuk do lexoja ndonjegje te sakte.
Besoj se do te te kete zili dhe Zaloshnja per “sondazhet” qe ke bere duke ditur se shumica e popullit si dhe pjesa dermuese e te majteve ,bile dhe nje pjese e socialisteve e morren vesh qe ketu ka trafik droge.
Zaloshnja e ka profesion dhe ka nje pyetesor qe zhvillon me publikun telefonata ose direkt dhe dalin perqindjet,ti nga na i nxore se shumica e shqiptareve jane te bindur se ketu ka trafik droge ?
Sondazhe nuk ke bere po eshte infektimi qe te ka bere doktori per ti hiperbolizuar gjerat.
“Gallata” eshte me ty dhe doktorin Skypion ,gallate ben populli me doktorin qe e degjon dite per dite,gallat bejme ne komentuesit e gazetes me ty per broçkullat qe shkruan.Besoj se nje sy ja hedh komenteve ,perveç nje personi qe del me disa nick name nuk te ka mbeshtetur njeri ,sado te mundohesh sanje “tabor” nuk terheq ne ushtrine e doktorit.
Ne gazeten e doktorit vete doktori ka ne Editoriain e para disa ditevel shkrimin ” Koka e dhise para baneses se gazetarit Telnis Skuqi dhe heshtja mafioze e Edi Rames”. Kujtoni ju se do ti haje shqiptari gomarlleqet e Telnis Skuqit.Kujtoni ju se i vune koken e dhise mafiozet ? Cilet jane trafikantet e hashashit ne Gjirokaster ? Jane lazaratasit qe eshte bastion i PD-es dhe Skuqi denoncoi lazaratasit ? Kush i ha keto broçkulla te Skuqit ,te doktorit dhe te tuat ?
Me fal Neorealizmi ne se te zura rradhen !!
Dokumenti i bere publik nga media ca dite me pare,ku SHISH informonte ministren Kodheli per shfrytezimin e infrastruktures ushtarake ne trafikun e droges,zuri ne befasi ministren vete,kryeminitrin Rama,maxhorancen ne pushtet,dhe gjithe mbeshtetesit e tyre mediatike.Ishte nje bombe e vertete.
Deklarata e bere nga SHISH fill pas publikimit te ketij dokumenti,i vuri,si te thuash,vulen vertetesise se tij,duke e bere kesisoji te pavlere,qe ne nisje,perpjekjen e qeverise per ta paraqitur para opinionit publik si nje komplot opozitar ku SHISH na qenkej implikuar.
Nga dokumenti i bere publik,dhe deklarata e SHISH qe e verteton ate,behet e qarte se gjithe cka thene opozita keto kohe eshte e vertete,dhe gjithe cka mohuar qeveria socialiste eshte e genjeshtert.
Te dhenat jane tronditese.Duke filluar qe nga tetori i vitit 2013 e deri me sot,SHIU,SHISH,Policia e Shtetit jane marre me kete problem;dmth,tetor,nendor,dhjetor,janar,shkurt,mars;dmth akoma,6(gjashte) muaj strukturat e sigurise kane bere pune operative mbi trafikun e droges nepermjet edhe infrastruktures ushtarake.Pas 5 muajve,opozita i kerkon qeverise nese eshte ne dijeni te gjith cpo ndoshte realisht ne terren – pergjigja e qeverise ishte kategorike:Jo!
Dokumenti i bere publik pergenjeshtron padijenine e pushtetareve,dhe i nxjerr te gjithe me radhe si genjeshtare dhe mashtrues te pacipe.
Ne keto kushte,perpjekjet e fillimit te Rames per ta bere qesharake kete u bene nul.
“Gallata” ne rrjetet sociale,eshte plazmuar ne nje zgerdheshje mes dhembesh te shtrenguar.Te gjithe shqiptaret,tashme,e kuptojne se ketu nuk behet fjale per batuta e shaka,por per nje gje shume serioze.Shumica e shqiptareve jane te bindur,tashme,qe ka trafik droge edhe ne linje ajrore.Madje edhe shumica e vete te majteve,mbeshtetes,te Rames,jane te bindur per kete.Madje madje,edhe pakica militante socialiste eshte nderdyshas.Shkurt,as qe behet fjale per shpikje e perralla,por per nje realitet konkret.
E gjendur ne kete situate te re,vecanerisht diskretituese,maxhoranca ne pushtet,po ndjek nje taktike te re,ate te padobishmerise se lajmeve te tilla per imazhin e vendit(Vini re!Mashtruesit na u bene krejt papritur qibare!).
Kjo taktike mund te permblidhet shkurt: ne jemi ne rrugen e integrimit europian;pas pak do te marrim Statusin;kjo “njolle” qe i vihet ushtrise na demton ne kete mision fisnik!
Shqiptaret e shkrete,injorante sa i perket manipulimit te ketyre mashtruesve profesioniste,mbesin te coroditur,nuk dine kujt t’i besojne,duke harruar se po keta qe perkujdesen kaq shume per imazhin,per 4 vite me radhe nuk kane lene gje pa bere per ta nxire ate faqe botes;duke harruar se,po keta nuk kane le gje pa bere per ta nxire imazhin e ushtrise shqiptare,ne kohen kur diskutohej anetaresimi ne NATO(ka qene nje nder fushatat me te turpshme,me denigruese,me poshteruese ,me antikombetare qe e majta socialiste,atebote ne opozite ka ndermarre ndaj imazhit te vendit).
Se kush e prish imazhin e vendit,kjo eshte shume e lehte per te kuptuar.Eshte shume e lehte te zgjedhesh,mes heshtjes ndaj trafikut te droges duke shfrytezuar strukturat shteterore,dhe denoncimit te tij.
Imazhin e Shqiperise e demton trafiku i droges,por jo denoncimi i tij.
Imazhin e Shqiperise e demton krimi qe ka vene perposh shtetin,por jo denoncimi i tij.
Imazhin e Shqiperise e demton paaftesia e kesaj qeverie te paafte;papergjegjshmeria e ketij kryemnistri lunatik;paaftesia e kesaj ministreje te mbojtjes,qe pjesen me te madhe te kohes qe kur mori detyren,ia ka kushtuar zderhalljeve neper studiot televizive,ku do te nxjerre ne pah tuqkat e saj;paaftesia totale e ketij ministri te brendshem qe po merr me qafe Policine e Shtetit – te gjithe keto demtojne imazhin e vendit, por jo denoncimi qe i’u behet atyre.
(P.S: ajo qe i diskretiton vecanerisht qeverine,Ramen,Kodhelin dhe mbeshtetesit e tyre,eshte heshtja ndaj burimit te pare te informacionit,qe eshte edhe shkaku i gjithe kesaj zallamahie:Sherbimi Informativ i Ushtrise,SHIU.Ky organ eshte nen varesine e min.mbrojtjes,dmth te Kodhelit,dmth te Rames.Por, keta heshtin.Hesht edhe analisti yne.E keni degjuar ndonjehere zotin Baze te permend SHIU-n?!)
Ore Skypion-kunati, na thuaj ndonje gje per pergenjeshtrimin e Vishos!
a nuk del edhe njehere ketu nevoja e vendosjes se nje denimi penal per shpifje?
nese me liri shtypi nenkuptohet liria per te shpifur dhe per te perbaltur kedo, une nuk e besoj se kjo eshte liri. ne nuk ka nevoje te shpikim rroten. bota ka ligje: merreni dhe pershtateni ne realitetin tone.
perndryshe cdo kodosh do te gdhihet duke marre neper goje dhe ndyre cdo qytetar te lire me perdhosje. Jo lirise per kodoshet, o lirise per te thene te verteten!
O Mero
Bajga !
Mund te jesh i vetmi gazetar qe ke vene “antenen ne familje”.
Jo per shpifjet e perditeshme qe shkruan ne kete pacavure qe e quan gazete, por do te mjaftonte vetem kjo “antena ne familje” qe i ve Berishes, qe ta haje disa vite burg per nje shkelje flagrante te te drejtave te njeriut.
Nuk i ben Sala keto akuza se i sheh ne enderr, zoti Baze. Ai e di shume mire qe jane akuza pa baze. Ai ecen me parimin “Shpif, shpif, se dicka do te mbese”. Deri ketu eshte ne te drejten e tij.
Problemi eshte se ne Parlament ai mund te flase sa here te doje dhe si te doje. Duhet te stopohet kjo cmenduri dhe te zbatohet rregullorja e Parlamentit. Permes caprashitjes se Sales aty helmi tij ze vend ne popull plebej e te tille ka plot. Dhe ketu problemi eshte i mazhorances, pra i Rames.
Gjithashtu prokuroria nuk ka pse pret politikanet qe shpifen qe te vene e te deponojne. Ti marre sipas ligjit me detyrim e nese nuk shkojne t’i procedoje per shpifje. Ky eshte problem i prokurorise.
Tung,
Blendi
Kuptohet pse e bejne. Vetem e vetem qe Shqiperia te mos e mare statusin e vendit kandidat.
Por askush te mos shpresoje se ndonjehere prokurori Llalla do te therrase, Berishen e Bashen, jo e jo, por as Imamin apo Noqen.
Shpejt Skypion thuj no nji gjo tjeter, se na griu ky Mero
Shume e drejt, ne nje vends normal kjo do kishte ndodhur por jo ketu te ne ku kryeprokurori e Presidenti jane te lodhur, kukulla ne duar te ish pushtetit kriminal antishqipetar, per te mos folur per gjykatat pastaj.
U lodhe, shoku Mero, u lodhe me rreaksionarret! Te lumte pena, o shok! Ti qerrrrojme kulaket, o vella!
Nuk me pelqen fare fillimi i artikullit qe … Berisha e Basha duhet te kerkojne ndjese per shpifjet e hedhura ne parlamentin shqiptar… Po mire o zoti Mero, pse a nuk ka ndonje ligj apo nen te ndonje ligji qe duhet te denoje per shpifjet e pabaza te ketyre dy qytetareve? Ose mos shkruni me per te tilla gjera, por vetem diskretitoni, sic edhe keni bere vazhdimisht, keta persona qwe i servirin parlamentit e qytetareve vetem brockulla. Dhe kete e bejne per te terhequr vemendjen nga problemet kryesore, me te cilat ata po perballen kohet e fundit, sic jane vjedhjet e mashtrimet me pasurine e vene ne kurriz te popullit, me drejtesine qe duhet te vihet ne banken e te akuzuarit, se e kane bere me kriminele se kriminelet. Keto duhen trajtuar me force e perdite, sahere qe te keni mundesi, se fakte per ta ka me bollek.
Z. Mero. Nuk te jap dot te drejte plotesisht per ato qe thua.
Nuk eshte fjala per nje lajthitje halucinante te Berishes, por per nje skenar te poshter te fabrikuar ne bashkepunim me V. Ajazin i cili, ne gjykimin tim eshte dhe fajtori kryesor sepse nuk eshte politikan, por nepunes shteti qe paguhet per te drejtuar institucionin kryesor te sigurise. M
endoj qe vetem ky rast eshte i mjaftueshem per ta shkarkuar menjehere dhe per ta proceduar per ndjekje penale. Gjerat jane te qarta si drita e diellit. Kodhelit i dergohet nje gjoja “informacion” (i cili nuk i dergohet Presidentit qe duhej te ishte i pari qe te informohej ) dhe menjehere fillojne lehjet e Berishes, Imamit dhe Nokes ” Jpe pergjigje, ke apo nuk ke informacion? ” Eshte e qarte se Vishua, pasi ja dergoi Kodhelit ate “palo paçavure” qe ai e quan informacion, i beri te ditur padroneve te tij ne PD “filloni nga punha sipas planit se Kodheli e morri informacionin”. Po te punoje mire komisioni hetimor, ka per te nxjere shuma te palara ne shesh.
Ke te drejte 1001% ne kete artikull i nderuar Mero ,por nuk ke drejte te shpresosh se nje dite QELBerisha do te shkoje ndonje dite ne dyert e gjykatave.
Problemi sotem i droges nuk eshte aq “i rrezikshem” sa duket ne krahesim me cfare kane pare syte e shqiptareve keto 22 vjet:
Dogji institucjonet dhe shtetin ne 1997-1998 dhe ne vend te shkonte ne burg shkoi e “u fal” ne ambasaden ameriakne qe ju zoti Baze as njehere nuk e permendmi.
Vrau 26 veta ne gerdec familjarisht dhe jo vetem qe nuk pesoi gje por arrite te perrmjerre NY-TIMES dhe te vrase kosta trebicken
Vrau ne 21 janar dhe jo vetem qe u shpall burre shteti por urinoi mbi ekspertizat e FBI
Kushe eshte sekreti berishoviqit ?
Sekreti i Berishës ambasadorofag ose i perdor si jelek antiplumbi
Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997, e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër. E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera. Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers, mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta. Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë.
Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë gjalle një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
Te ky linku keni nje foto avioni te fotografuar nw njw “garazh” afer aeroportit te Gjadrit. Turra Zheji nuk eshte fort i besueshem, por gjithsesi ia vlen barra qirane sipas rregullit te degjimit te te dyja kembanave, qe te shihet fotoja te ky link.
http://i1.wp.com/mapo.al/new/wp-content/uploads/2014/04/IMAG2680.jpg
Une shkrojta disa dite me pare,ne nje koment se kje qe ndodhi duhet ndjekur nga prokuroria. Por jo prokuroria ka hapur deren e po pret deshmi,siç deklaron kryeprokurori pasiv ? Jo kjo eshte tallje ne nje vend demokratik. Kryeprokurori duhej dy jave para te detyronte me force te venin e te deshmonin te gjithe ata qekishin iformacion ,per te gjetur fajtoret ose ndryshe te ndiqeshin penalishte per shpifje akuzuesit Nuk eshte hera e pare qe drejtuesit e PD shpifin . Por si gjithnje prokuriria hesht. Ashtu siç ke shkruar disa muaj me pare ,i dashur Mero,pa reforme ne drejtesi,veshtire te behet Rilindja.
Faktet i “mblodhi” Fevziu,ai me kryesori ishte avioni qe(notonte)fluturonte 3 ore mbi uji,ne Dhermi !
Te gjithe e kemi pare kete “aeroplan” qe fluturon me droge ne bythe !
Nga Prokurori nuk pres ndonje denim,do ishte sikur Berisha te denonte Berishen.
Naiviteti se Prokurori do kryej detyren ne menyre te “pavarur”,ka kaperxyer co kufi.
me falni z.baze .a flitet per nje prodhim droge prej 4 miliard dollaresh ne vit.per qytetare qe shkojne dhe nga qyteti me deshire ne fshat se paguhen 2000 deri 3000 leke dita ne punet bujqesore per kultivimin e droges.atehere ku shkon ky prodhim,ku shitet dhe me cfare transportohet.sigurisht kjo nuk ndodh vetem sot,ka ndodhur dhe ne qeverine e meparshme,por ndodh dhe sot.me vjen ndot se per arsye tifozlleku (nga te paditurit) apo per arsye interesash nga te diturit perfshire dhe juve, kjo gje tentohet te fshihet.me pasoja te renda per te ardhmen e afert dhe te larget te vendit tone.
PO i ashtu quajturi komandant i pergjithshem i ushtrise me emerin Nishani a i gjeti provat?Po prokurori i pergjthshem pse nuk jep dorheqjen se nuk e ben dote ate pune pasi eshte rrahur qe ne mengjes dhe eshte i tramaksur prandaj eshte i bllokuar nga mesi e larte.Drejtesia dhe maxhoranca duhet te bejne ate qe thote Mero Baze,qe pronaret e RD te perballen me drejtesin.Mazhoranca duhet t’i shkoje deri ne fund kesaj baltosje te poshter te bere nga Berisha e Basha,te tregoje se ata perpara intresave te tyre per pronat e grabitura dhe demet e panumurta qe i kan shkaktuar vendit duan ta demtojne me tej shqiperine deri ne zhdukjen nga faqja e dheut dhe kjo eshte shume shume e qarte.Maxhorance mos dremit por hidhu ne sulme dhe shkateroje perfundimishte Berishen qe shqiperia te eci perpara si kombet e tjera Europiane,pasi me Sali Berishen neper kembe nuk ka absolutishte zhvillim te shqiperise ne te gjitha fushat nen drejtimin e nje shteti ligjor.
Nuk mund te therrase Ll(dh)alla as Berishen e as Bashen sepse ata e kane emeruar, e kane instruktuar dhe i kane ne sirtare dosjen e mekateve sic ja kane edhe Ristanit,Imamit, Rulit e tje. Duhet qilizem dhe me sa duken bathet, nuk dihet ne do te behet ndonjehere apo do ta kemi Berishen edhe 30 vjet ne foltore duke vjelle vrer e duke helmuar tere opinionin.
doktorri shpella dhe llull hollandezi nuk pranohen me ne Klan TV.
Jane mashtures dhe te semure psiqike.
nuk e kuptoj perse i moren 84 vota?qe te levdohen dhe te perkedhelen,shqiptaret kerkojne drejtesi dhe ne qofte se nuk ini te zote atehere jepjani PD se di ajo t’ju gjeje vendin
SALIU ,duam apo nuk duam ne e ka futur “HAMZAIN ” e tij ne qeverri ,pra Lesh e Line ILIR META ,prandaj ky i fundit ne cilesine e Kryetarit te Kuvendit ja jep fjalen SALIUT ,Unlimited qe SALIU te flas sa te doje qe tua ngrere nervat Shqiptareve edhe ashtu si tel dhe dicka te ngelet .
Ky SALIU e di qe nuk e fut njeri ne burg ,por atij i duhet bere sic ja bene ALDO MOROS te ta marren ta rrembejne ,ta filmojne dhe tia nxjerren me hu ne dore dhe ta qellojn eku i dhemb dhe ku nuk i dhemb qe SALIU ti tregoj te gjitha cka bere ,sepse ai SALIU eshte frikacak shume i madh ,e me ne fund ti japin nje vdekje te llahtareshm e,tia filmojne vdekjen .
Me mbas ti bejne ZBOR Policise sic e Zboruan Policine Italiane Brigata Rossa dhe mbas 2 muaj pas vdekjes ta hedhin videon ne You-tube qe te mos tia mbaje me politikani ne Shqioeri te tallet me popullin fukara qe ka marre rruget e kurbetit qe prej 23 vjetesh dhe nuk dihet se ku e ka fundin .
Cfare faji i ka populli SALI BERISHES dhe kriminelit buzagas por gjakftohte LUL BASHA ?
Po dhe ish minister pordhen ta marin per deshmi te reme. Se dhe ai si aktore i dobet qe ka qene dhe eshte nuk diti fare ta lozte filmin. Arben imami e shkrihu talentin dhe fantazine,i uli avionat ne rrugen levan tepelen,ai e dhjehu fare. Po une u habita si nuk vajti na 1 ambulance cmendimi ate dite ne parlament. Ca turpe,si tallen me shqiptaret keta posaqira,cna dine ne keta budallenje fare. Ahah qe sna u ndate o fare e keqe. Ahahhhh u umbte vari si fare qe ini,nga me i madhi te me i vogli
normale e cfar muhd te presesh nga stranjeret BERISHA BASHA njeri eshte puro serb tjetri hollandes e ne presim te marrim statusin po te lene keta qe spo len gur pa levizur vetem e vetem qe shqiperia te mos e marre statusin ku eshte adriatik qumshi pse nuk i merr te pandehur apo akoma si ka dale frika hajde shtet hajde shtet me qumesh te prish qe ka kohe qe ka skaduar.
hahahaha. drejtesia sot duhet ti pergjigjet pyetjes: cfare uji i ke dhene gomarit!
Saliu beri nje grusht shteti te documentuar dhe nuk i hyri nje gjembe ne kembe, do kete problem tani me produktet e fabrikes se tij te genjeshtrave dhe shpifjeve? Me e mira qe mund te behet eshte te mos jepet aasnje lloj lajmi per sepse publiciteti i marrezive te tij eshte i lidhur direkt me vendin qe i japin atij ne shtyp e e televizion. Dhe kujt, nje njeriu te rrudhur me vese te pariparueshme ne kete jete.Zgjidhja: bojkot per cdo lloj marrezie te tij.Fundja nje kloun eshte shume me i vlefshem se ai, sepse u sjell njerezve humor. Kurse ai sjell vetem bloze, bloze dhe vetem bloze.
Ikini more plehra komunsta po Ju jeni kapur me presh ne dore me deshmitare okulare .Mire qe ju kam pare me dokumneta te komfirmuar shikojeni se ju jane verbuar syte emisionin AICBERG te gazetarit Artur dilni ne debat me te se Jua a tregon rrenen ai.skeni turp ore trua kriminelash ..Po mire Jua ka then Pjeter Arbenori ,,Ju jeni specialista per gjithca, Jo socialista ,. fare e keqe
Nuk eshte vetem gazeta RD , prone e Sali Berishes dhe e Lulzim Bashes ,por edhe Prokuroria dhe SHISH NE MUAJIN QERSHOR. Deri me tani eshte bere vetem ” shpronesimi ” i ILDKP -SE. Nje gje duhet te kemi te qarte : SALI BERISHA DO TE PENGOJE ME CDO KUSHT MARRJEN E STATUSIT NE QERSHOR !
Yyyyyy mero sa i forte!, ja:
‘Kur flas
për kërkim ndjese,
nuk pres
ta bëjë atë Sali Berisha dhe Lulzim Basha
me dëshirën e tyre,
por të detyrohen ligjërisht’
Yyyyyy: nuk pres, kur them….
merove dynjane o i mnershem,
hihihi,
falenderoj paraprakisht
per censurimin e rradhes,
tung e b… t’forta,
ti i mnershmi Terbaçar
I fevZiore Kopese!
Je Mavijos keqas, mik,
Parasysh qe t’hift vedi n’qef, i urohet armikut!, miqesisht, Tirona.
Mero a nuk e kupton se lufton me mullinjte e eres dhe kunder Berishes nuk ke asnje shans te fitosh, as ti e as Edi Rama.
A nuk e kuptoni se Berisha ka suport te fuqishem amerikan dhe eshte zedhenesi i nje grupi te fuqishem ne Uashington qe aktivizohet sipas situatave edhe kunder vete aspekteve te politikes se jashtme amerikane?
Mero baze dikur i dashuruar me salen tani me ramen .Nuk e di kush nga keta ben potentin e hipotentin se nje gje e di mire , nuk kane te dy te njejtin rol.Per sa i perket droges ne shqiper ka lulezuar e po lulezon e pa dore qeveritare nuk mundet kaq hapur Po je vertet gazetar i pa mvarur e i paster sic hiqesh lufto fenomenin e jo zhurmen se ka edhe thash e theme se mero ka shkuar naten ne lazarat,nuk e di ndoshta ka klab nate ne lazarat
O i nderuari Mero;SA BALTE KA HEDHUR KJO NGEHINE E POSHTERSISE MBI KETE VEND,E KOMB? NUK KA NJESI MATJE NE MATEMATIKE,E GJEOMETRI QE TE MASI BALTEN NDAJ KETIJ VENDI.
Mendoj se strategjia e Berishes per te permbysur pushtetin qofte edhe duke shkaterruar shtetin, deshtoj vetem sepse partneret tane perendimore mbajten nje qendrim te prere, gje e cila publikisht u be e qarte me deklaraten e NATOS.
Keshtu dhenja llogari e Berishes ne prokurori per kete beme te tij nuk ka fare rendesi.Kjo sepse ne Shqiperi nuk ekziston ky Institucion, dhe nuk ekziston sistem gjyqesor qe mund te beje drejtesi.
Pergjegjesia e vertete qe do marre Berisha mbi vehte, do jete para partnerve tane perendimore te cilet me kete rast treguan se nuk perkojne me ate qe Berisha kish ndermend te bente.
Te presim se cfar do te ndodhe.
i nderuar z Mero. Fenomeni ekziston,jo vetem si prodhim,e trafik,por edhe si perdorim deri ne moshat e mitura,e kjo ka kohe qe ndodh. Dhe kjo duhet ti shqetesoje politikanet tane,e jo te akuzojne njeri-tjetrin e aq me teper institucionet e tije. Ne vend qe te ndermarrin nje pakt kombetar rreth ketij problemi shqetesues si komb,ato vtem mbrockulla,shpifje sa qe lane name ne syte e opinionit vendas e nderkombetar.Ndaj i ndedruar nuk duhen besuar politikanet tane per cfare thone e veprojne.
A ka ndonje zotri qe shkruan ketu ne kete gazete te me shpjegoje:
Une e marr te mirqene transportin e droges me avion per shume vite,mire a do thote te pakten njeri se ky avion ku ulesh,ku ngrihesh,ku furnizohesh,kush e pilotonte etj mbroçkulla??????????????
Pastaj te dime edhe ne te flasim per mega genjeshtaret qe po i marrin frymen shqiperise se nuk ka prekuror dhe pik.
More si ofendoni edhe shtetet fqinje sikur edhe ata qenkan si ne pa sigurim pa ushtri,pa polici,pa institucione,pa qeveri,pa prekurori,pa agjentura etj,po si nuk ju ha mortja kur flisni keshtu,pa le tja mbaje nje avioni pa adrese te ulet ne aeroportet e Italise ose te Greqise ta shofi si ja ben bytha dhe ku perfundon ai pilot shqiptar qe qenka kaq trim nga Tropoja.Shpifsit merrini dhe plasini ne burg dhe mos pyesni per asgje se ç mund te ndodhe mbrapa nje vere ne uje se ja u dime mire ne vlerat dhe trimerite,kurre nuk ka bere vaki qe tradhetari bashkepunetori me UDB.kremineli hajduti,imorali etj te behen trima para shtetit sado i vobekte qe te jete ai,kjo duhet futur mire ne koke nga ata qe sote drejtojne dhe kane institucionet ne dore.
aaa keni bere nje analize shume interesante!
Shpesh hamendesoja se ku qendron interesi i amerikes per te mbeshtetur nje psikopat pervers dhe antikombetar?! Amerikes i intereson nje republike bananesh, nje vend ku nuk pjerdhin per standarte demokratike, nje vend pa dinjitet ku nje xhon karry qe deshton ne fushen e dipllomacise perpiqet te gjeje shpetim duke sjelle arme kimike ne Shqiperi, etj etj.
Qe nga titulli qe ka vendosur artikull-shkruesi duket qe eshte ulur shume pazari per denimin e bandes dy 2D.
Per nje krim kunder shtetit fajtoret ne kete rast duhen te NDESHKOHEN dhe jo te dokumentohen sic ka ndodhur dy dekadat e fundit.
Titulli i sakte do ishte:
Krimi kunder shtetit nga Berish-Bash-Ajaz-Imami duhet ndeshkuar me rreptesine me te madhe.
Por ajo qe eshte me shqetesuese eshte reagimi i trupit dhe trupit dipllomatik i udhehequr nga ambasdori arvizu qe po i rendisim ne disa faza te cuditeshme.
1- Shkon Arvizu ne rrjesht me ambasadoret e tjere te Shqup-i i Bashes ku ky i fundit ankohet per “mizorite” e Edi Rames.
2-Pa kaluar 24 ore nga ky takim shikojme nje sulm frontal te PD kunder PS per ceshtjen e droges .Pd kalon kufirin e sulmit “te miratuar” pra shkelen vijen e kuqe te Arvizuse .
3-Strukturat e Natos japin ultimatumin dhe Visha Ajazi pergenjeshteron lajmin qe ja kishin shkruar “kopetentetet”
4-Arvizu takon Nishanin dhe sugjeron armpushim te perkohshem midis paleve armike nga “ALBITRI”
5-Pashe sot ne nje fotografi duke “buzeqeshur” Arvizune midis Kodhelit dhe Ajazit dy “armiqeve” kryesore ne komedine e droges.
Kush e ndezi,kush e egersoi dhe kush e “fiku” kete stuhi ne nje gote uji ??
Kam pershtypjen se ai vend po vuan me shume se ne kohen e fashizmit dhe te komunizmit sigurisht duke perjashtuar 5% te shqiptareve qe i perkasin bandes drejtuese pd-ps-lsi-media-gjykata.
Per 22 vjet kemi kaluar nga nje regjim diktatorial ne nje regjim ambasdorial ku klasa politike shqiptare ka kapitulluar pa kushte.
Te pakten te kemi guximin te themi te verteten.
Ai vend eshte i pushtuar nga perandoria e droges dhe keto historite e Arvizuse ,Rames,Metes,Berishes,Lulebashes,Ajaz,Imamit etj jane nje komedi e luajtur keq….Tung
NDJESE NE RAHDE TE PARE DUHET TI KERKOJ MERO POPULLIT PER GENJESHTREN QE THOTE.
OPOZITA NUK AKUZOI USHTRINE POR U SHPREH ;PER PERDORIM TE INFRASTRUKTURES
USHTARAKE PER KETE QELLIM.KJO U VERTETUA SI NGA NJEREZIT DHE NGA SHISH.
PER KETE SHPIFJE TE GENJESHTER QE TI BEN A DUHET TE PERGJIGJESH PENALISHT MOR MERO?
PEFSHIRJEN APO JO TE USHTRISE KERKON HETIME TE METEJSHME.
PERSA I PERKET IMAZHIT TE VENDIT QE TI ME SHOKET TUAJ JA KE NXHI DUKE SHKELUR LIGJIN DHE KUSHTETUREN LIRITE CIVILE DHE EKONOMIKE NGA DY HERE NE DITE DUKE E BARAZUAR ME VENDET E BOTES SE TRETE.
I dashur komentuesi EKUJLIBRI !
Ndjej trishtim kur shikoj te ju brezi i ri qe poshtroni gjuhen e nenes me keq se Dasara malltezi ,ajo dhija e zgjebosur e kArgites qe rri gjithe dite me llapen perjashta.Shiko sa gabime ke bere o tunxh o biri im :
-RAHDE
-NXHI
-KUSHTETUREN.
Por qe je idiot funksional duket te shprehja :”SHPIFJE E GENJESHTERT” dhe cdo shqiptar qe ka pak mend to gajaset (do dhitet se qeshuri) se i bie qe te kete dhe “shpifje te verteta”.
Nuk po te kritikoj qe te ofendoj por te falenderoj qe po dhuron caste gazmore ne kete vend qe mban era DROGE,BARUT,TRITOL,VRASJE,PARLAMENT,AMBASADE,VISHO ,SALI,HALE,VICIDOL,GJADER,GJARPER LULI etj
Nqs se do ta ndiqni Meron penalisht interesohu per marken e briskut dhe llojin e shkumes se i eshte rritur ai i ziu lesh dhe shko krasitja se vetem berber per te rruar mund te bejne perpara ne jete njerz si puna jote qe jetoni me ndihme socjale dhe jeni me partine e konservatoreve te Sali Morracakut.
faleminderit ekujliber i c’ekulibruar.