Incident i Kunatit me udhëzimin e fundit të Lulit

4 Maj 2014, 20:15Antena TEMA

Në udhëzimin e fundit të Lulit për të zgjedhurit në Partinë Demokratike, kërkohet që seksionet e partisë të identifikojnë familjet e atyre që anëtarësohen, nëse janë apo jo votues të Partisë Demokratike. Kunati e shpërndau udhëzimin menjëherë në gjithë seksionet në Tiranë. Aldua sapo e mori udhëzimin shkoi në zyrë dhe filloi t’u telefononte kryetarëve të seksioneve.

Të parës i telefoni Zyrasë.

-Më duhet pak lista e familjeve të seksionit tënd, për kë votojnë, i tha? Mi kërkon urgjent shefi.

-Qyqja mo çuno, aty mo i kam, t’i jap menjëherë. Jena të vjetër në PD, nga 91.

-Mi dërgo të detajuara, i tha Aldua.

-I ke shpi më shpi çuno, tha Zyraja.

Pas një ore Zyraja shkoi në zyrë të Aldos dhe i la sipër një dosje të madhe.

-Aldua e hapi, i hodhi një sy, e pa që ishte tamam identifikimi i votuesve dhe ia nisi Kunatit.

Ky i fundit u çudit nga shpejtësia që e përgatiti Aldua. U bë kurioz çfarë të verifikonte.

E hapi dosjen dhe pa që ishte ndërtuar sipas zonave të banuara.

-Ta shikoj një herë zonën time, tha Kunati, dhe filloi të kontrollonte.

Më në fund e gjeti.

Filloi ta lexonte. Kërkoi emrat dhe më në fund ju shfaq emri i babait tij, d.m.th vjehrrit të Lulit.

-Ou, pa ta shikoj, tha, a e kanë bërë korrekt!

-“XH.I: familje komuniste, lab nga Tepelena, miq të Gramoz Ruçit. Kanë ardhur në Tiranë prej ushtrisë. Kan qenë të lidhur me firmat piramidale. I kanë përdorur paratë e tyre për të financuar revolucionin e armatosur jevgjito- komunist të 1997-ës. Voton për PS familjarisht. Ka dy fëmijë. I ka çuar me lekët e VEFA-s jashtë shtetit, por vijnë për çdo votim, aq të betuar janë! U kemi hequr vizën. S’kemi shpresë tek ata…”

Kunati u skuq i gjithi në fytyrë.

-Çfarë pisi ky Aldua, tha. Ma ka bërë për provokim.

E thirri në telefon dhe i tha të paraqitej urgjent në zyrë.

Aldua arriti i kënaqur që do lavdërohej për punën e tij.

-Çi ke këto plehra që ke shkruar, i tha?

-Nuk i kam bërë unë, i ka bërë Zyraja, i tha Aldua. Është demokrate e vjetër e ‘91.

-Ajo qenka një plehër, i tha Kunati. Shiko çfarë shkruan për mua dhe babain tim, d.m.th vjehrrin e Lulit.

Aldua e mori, e lexoi dhe u zbardh.

-Kjo qenka e rëndë, tha. D.m.th ju qenkeni komunistë!

-Ore idiot, i tha Kunati, ti me mend e Zyrasë drejton, apo mendtë e Lulit?

-Ke të drejtë, i tha Aldua. Do t’i tërheq vërejtje Zyrasë.

Ndërkohë që Aldua po merrte në telefon Zyranë, Kunati i hodhi prapë një sy dosjes. Syri i kapi Kaç Islamin. Përshkrimi ishte edhe më i egër:

“Komunist fanatik. Ka premtuar t’i thyejë kafkat demokratëve. Ja ka mbathur në Gjermani tre vjet, nga frika e arrestimit. Është armik i betuar i Doktorit. Bën propogandë në gjithë pallatin të mos votohet për Doktorin. Ka bërë për vete dhe Genc Rulin, se e ka në pallat.”

Kunati vazhdoi të tërbohej, ndërkohë që Aldua e mbaroi bisedën me Zyranë.

-Hë, çfarë tha ajo idiotja, i tha Kunati?

-Ajo thotë që janë dosje të vjetra të 2001 dhe 2003. Nuk e dinte që do t’i lexonit ju. Ajo më tha që ne jemi të bindur si seksion, se tani vjehrri i Lulit voton për Lulin. Mu duk e sinqertë….

-Ik more, se ti qenke më idiot se ajo, i tha Kunati dhe i flaku dosjet në korridor.

8 komente në “Incident i Kunatit me udhëzimin e fundit të Lulit”

  1. robert says:

    Cosa Nostra duhet te sigurohet per besnikerine e anetareve te vet.

    1. Anus says:

      SI DY ANE TE NJE SUME
      DHE SALA NE MES …
      http://goo.gl/yGXhE1

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Aldos i paska ikur fare nuhatja,ja hodhi edhe Zyraja…
    Palo kulish!!!…

  3. kerpaci says:

    Po shkon per lesh edhe kjo parti banditesh e vrasesish.

  4. Be-X says:

    ky humor me mban te gjalle por njekohesisht dhe me trishton kur kujtoj qe keta plehra, hajduta , mashtrusa ne fakte ekzistojne dhe nuk jane thjeshte nje fantazi e Z.Mero Baze!

  5. dan says:

    Zyraja eshte personazh i ri?

  6. Elisa says:

    Zyraja, inxhinjerja e ndermit…..

    1. Aua says:

      Ne fakt, “ekonomiste”, me shkolle nate… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje