FOTO LAJM/ Po mësoj anglisht derisa të vijë ambulanca

6 Maj 2014, 18:16Lifestyle TEMA
FOTO LAJM/ Po mësoj anglisht derisa të vijë ambulanca

Ja pse kinezët janë të vendosur që të ecin përpara, sidomos sa i përket shkollimit.

Një studente kineze, e cila pësoi një aksident duke udhëtuar me motoçikletë, nuk humbi kohë, por nisi të mësonte anglisht, ndërsa po priste ambulancën.

Wang Dafan kishte dhimbje, por kjo nuk e ndaloi që të mësonte disa leksione.

“Nuk po e besonim kur shkuam aty. Ajo kishte dhimbje dhe kjo ishte e dukshme, por po përdorte një fjalor elektronik për të memorizuar fjalët në anglisht për leksionet në universitet,” tha një zëdhënës i policisë.

“Ajo tha se aksidenti i kujtoi asaj se jeta është shumë e shkurtër dhe edukimi shumë i rëndësishëm”.

18- vjeçarja tha se kishte mësuar 107 fjalë anglisht gjatë kohës që po priste ambulancën.

Wang njihet si studente e shkëlqyer, e cila ka fituar bursë dhe disa çmime.

Ajo shpreson që të vazhdojë studimet më tej në Oxford apo në Cambridge.

6 komente në “FOTO LAJM/ Po mësoj anglisht derisa të vijë ambulanca”

  1. endri says:

    O ty te sumt luma…

  2. Gjithashtu malok says:

    Po te presesh ne tirane ambulancen duke studiuar, deri sa te vije ambulanca meson angliishten kinezcen dhe te mbetet dhe pak kohe per te studiuar teorin e relativitetit.

    1. saimir says:

      Hahahahaha e forte kjo! ?

  3. filan fisteku says:

    jo… nuk jam rracist…..por kinezet nuk kane vlera njerezore…..sinqerisht me trembin me mospatjen e individualitetit….jane robot dhe ushtare si milingona

  4. Ben says:

    Me mire milingone puntore apo gjinkalle sipuna atyre te rinjve tone qe e kan mendjen tek hashashi bilardo kafene e prandaj nuk bohet ky vend se ka gjinkalla si puna atij parafolsit

  5. idealist says:

    Shumë i bukur humori jot “Gjithashtu malok”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje