Mançester Siti dhe PSG pritet që të gjobiten me një shumë të konsiderushme për shkak të shkeljes së play fair-it financiar.
Sipas L’Equipe, dy ekipet që janë në pronësi të sheikëve, do të gjobiten me nga 60 milionë euro secila, shumë që duhet ta paguajnë brenda tre viteve.
Jo vetëm kaq, por në listën e tyre në Ligën e Kampioneve, ato duhet të paraqesin vetëm 21 lojtarë, nga 25 që është maksimumi.
Dy ekipet kanë kohë që të negociojnë me UEFA-n deri në fundjavë, kur edhe pritet që të jepet vendimi përfundimtar për ndëshkimin e tyre.