Olsen: Hoze Murinjo po vret futbollin

5 Maj 2014, 14:48Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Danimarkës, një prej rivalëve të kombëtares shqiptare në fushatën eliminatore të Francë 2016 në grupin “I”, Morten Olsen, sulmoi ashpër Hoze Murinjon, duke pretenduar se taktika negative e trajnerit të Çelsit po vret futbollin, raporton Sport News. Portugezi është vënë nën shënjestër në javët e fundit, pasi adaptoi taktika mbrojtëse si në gjysmëfinalen e parë të Champions League me Atletikon e Madridit, ashtu dhe në fitoren 2-0 ndaj Liverpulit në “Anfield” në kampionat dhe tani Olsen është bashkuar me korin e kritikave në një intervistë për të përditëshmen e vendit të tij, “Ekstra Bladet”, ku shprehet:

“Në botën time, Murinjo është një rrezik për futbollin. Nëse shumë të tjerë përpiqen të kopjojnë stilin e tij, atëherë kjo lojë do të vdesë”, – deklaroi tekniku 64 vjeçar, i cili shtoi:

“Imagjinoni sikur të gjithë trajnerët të aplikonin futbollin e Murinjos. Padyshim që do të ishte i shëmtuar dhe atëherë unë për vete nuk do t’i shikoja ndeshjet, do të preferoja më mirë një film, apo një shëtitje në pyll”.

Olsen, i cili është në krye të përfaqësueses daneze që nga viti 2000, më pas tha se ai do të luante shumë ndryshe me Çelsin, nëse do ta kishte këtë shans.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Olsen: Hoze Murinjo po vret futbollin”

  1. ajax says:

    Duan edhe kete te behen interesante duke pergojuar Murinjon
    http://dielli.al/lajme.php?id=55215&k=534

  2. Av.Dashamir Gjonaj says:

    Murinjo me ate lojen e vet i ka arrit 5 gjona ne jete, por ti o i shkrete qe pervec barazimit 2-2 me vellezrit suedeze ne kampionatin europian (me qellim per te nxjerre jashte Italine) ste mbahet mend asgje tjeter.

  3. BERTO says:

    olsen;ky eshte problemi ,ti nuk do ta kesh kurre shansin te drjetosh nje skuader te madhe.

  4. baba says:

    shum mir ke than me lu futbollin e murinjos dy skuadra qka me kqyr tenis murinjo ka fitu po kurr nuk asht mbajt per futboll vetem per mbrojtje te mir me autobus

  5. shqiptar says:

    Nuk e di ,por njè gjè e di,Olsen kètu ka thèn njè tè vèrtetè.Ekipi i Murinjos nèse arrinè tè shènoj qè nè minutèn e 2-tè tè ndeshjes ai jo vetèm qè do ti rreshtoi 11 lojtarèt nè mbrojtje por ,po ja lejuan ,edhe vet do futej nè portè bashkè me portierin dhe pastaj,ashtu siç thot dhe Olsen,dil e shetit nèper pyll….Kèshtu pastaj do shohim futboll monoton…!

  6. Pa emër says:

    Nuk është e vërtete se stili i lojës së Murinjos është mbrojtës ! Ai e pershtat taktikën e skuadrës , në varësi të kundershtarit! Mos harrojme se ky trajner kur drejtonte Realin, skuadra e tij shënoi më teper se 100 gola në kampionat! Të njeten gje ka bere edhe me Celsin përpara , Porton etj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje