Mançester Junaited dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e Pep Guardiolas te Bajern Mynih, i cili i ka bërë një ultimatum klubit: Më mbështetni, ose më shkarkoni.
Eliminimi turpërues nga Liga e Kampionëve ka nxitur pakënaqësi të mëdha për taktikat e 43-vjeçarit, i cili megjithatë ka deklaruar se nuk do t’i ndryshojë ato dhe do t’i qëndrojë besnik filozofisë së tij edhe në sezonin e ardhshëm.
Edhe pse është thënë se Junaited tashmë ka marrëveshje me Luis van Gal, mediat britanike spekulojnë se drejtuesit e klubit janë jashtëzakonisht të interesuar për ish-trajnerin blaugran, raporton Telegraf.
Ndërkohë, prej kohësh qarkullojnë thashetheme edhe se Barcelona do ta shkarkojë Xherardo Martinon në fund të sezonit, ndërsa kthimi i Guardiolas në “Kamp Nou” do të ishte më shumë se i mirëpritur.
vazhdoni shisni perralla , te barca do shkoje luis enrike , te manchesteri van gal ka marre fund .