Hodgson: Januzaj bëri zgjedhjen e duhur

2 Maj 2014, 13:58Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Roi Hodgson, flet për herë të parë për zgjedhjen që Adnan Januzaj bëri duke preferuar kombëtaren e Belgjikës. Edhe pse tekniku i “Tre Luanëve” në njëfarë mënyre ia kishte hapur derën talentit me origjinë shqiptare, por opinioni publik në Angli reagoi ashpër, duke e detyruar adoleshentin të zgjidhte kombëtaren e Belgjikës, edhe pse përpara kishte disa alternativa të tjera:

“Më vjen keq që gjërat shkuan në këtë mënyrë, por ai nuk është anglez dhe në këtë rast duhet të jemi të drejtë. Nuk mund të ndryshojmë rregullat e FIFA-s që nuk e lejonin të luante për Anglinë deri në vitin 2018 dhe në këtë mënyrë ishte e drejtë që të bënte një zgjedhje tjetër”. Në vijim, Hodgson shton se 19-vjeçari bëri zgjedhjen më të mirë me Belgjikën:

“Si mund të mërzitemi ne se ai zgjodhi të luajë në Kupën e Botës 2014? Januzaj ka lindur në Belgjikë dhe ne nuk duhet të shqetësohemi aspak pse ai zgjodhi të luajë për atë kombëtare”, tha Hodgosn, raporton Sport News.

Ndërkohë, tekniku i kombëtares së Belgjikës, Mark Vilmots, shuajti gjithë polemikat, duke konfirmuar se Januzaj është në listën paraprake të tij për Botërorin 2014, pasi ai është një lojtar me cilësi të mëdha teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje