Skënderbeu është shpallur kampioni i Shqipërisë për të katërtin vit radhazi në futboll.
Korçarët kanë barazuar 3-3 në fushën e tyre me Kukësin dhe falë edhe humbjes së Partizanit në Laç 2-0, janë shpallur matematikisht kampionë, dy javë para përfundimit të kampionatit.
Në ndeshjet e tjetra, Tirana dhe Teuta kanë fituar jashtë fushave të tyre ndaj Kastriotit dhe Lushnjës, ndërsa Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit, pasi ka mundur Flamurtarin 1-0.
Forca ELBASANI
SMJS