Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Kosta, është i bindur se Çelsi nuk do të bëjë një ndeshje mbrojtëse në gjysmëfinalen e nesërme të Ligës së Kampionëve.
Të zgjedhurit e trajnerit Hoze Murinjos u mbrojtën në ndeshjen e parë në “Vinsente Kalderon”, duke marrë një barazim pa gola dhe triumfuan të dielën ndaj Liverpulit me të njëjtën taktikë.
Megjithatë, braziliani i natyralizuar në spanjoll pret që londinezët të sulmojnë më shumë kur dy ekipet të takohen të mërkurën, raporton Telegraf.
“Nuk jam i nervozuar, është një ndeshje e madhe, le të kënaqemi dhe të luajmë.
Do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo në shtëpi, ata do të përpiqen të dalin dhe të sulmojnë më shumë”, ka thënë Kosta.